Si e parashikoi koronavirusin 12 vite më parë Sylvia Brown?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi Kim Kardashian ndau një fotografi në Twitter të një libri të vitit 2008, ku pretendohet se shpërthimi i koronavirusit u parapa 12 vjet më parë, në mediat sociale ky u bë lajmi më i qarkulluar dhe një parashikim i frikshëm.

Në librin “End of Days” i vitit 2008, i shkruar nga Sylvia Brown, autorja shkruan se “një sëmundje e rëndë si pneumonia, do të ndodhë globalisht në vitin 2020”.

Sipas Daily Mail, Browne ishte e njohur në jetën e saj për shkrimin e mbi 40 libra dhe ishte një e ftuar e shpeshtë në emisione, gjatë së cilave ajo bënte lexime (interpretime) psikologjike me mysafirë ose telefonues.

Pasi fragmenti filloi të bënte senzacion në mediat sociale, faqja e internetit për kontrollimin e fakteve Snopes.com, deklaroi se autorja mund të ishte frymëzuar nga virusi SARS që ndodhi disa vjet para se ta botonte librin.

Sidoqoftë, Browne flet në librin e saj për një sëmundje të ngjashme me pneumoninë që sulmon mushkëritë dhe kanalet bronkial dhe kjo duket se përshkruan mjaft mirë virusin Covid-19.

“Pothuajse më shqetësuese se vetë sëmundja, do të jetë fakti që papritmas do të zhduket aq shpejt sa ka mbërritur, të sulmojë përsëri 10 vjet më vonë dhe pastaj të zhduket plotësisht”, shkruhet në libër.

Sipas Express.co.uk, paraqitja e Covid-19 në Kinë nuk ka qenë aq befasuese siç pretenduan shumë. Që nga shpërthimi i SARS në 2002 dhe 2003, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar lloje të reja të koronavirusit që mund të shfaqen në të ardhmen.

Share This Article