Si e përdorin autokratët e Rusisë e Kazakistanit Londrën për të goditur armiqtë në të gjithë botën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykatat britanike janë kthyer në një fushëbetejë dhe një burim i “armëve të fuqishme” në përplasjet mes oligarkëve dhe politikanëve t ëish- Bashkimit Sovjetik.

Një hetim i kryer nga the New York Times dhe Buroja e Gazetarëve Investigativ – përfshirë shikimin e qindra dokumentave, regjistrimeve dhe më shumë se 80 intervista me ekspertë e dëshmitarë – tregon se si gjykatat e Londrës po përdoren nga autokratët të zhvillojnë luftë ligjore kundër njerëzve që janë larguar nga vendet e tyre në shkëmbim të favoreve politike ose të parave.

Ka shumë shembuj se si vende autoritare si Rusia dhe Kazakistani paguajnë avokatë dhe hetues privat të Londrës, me shuma marramendëse, për të kryer punë përmes taktikave të dyshimta në shërbim të këtyre vendeve.

Në katër vitet e fundit Rusia dhe Kazakistani kanë regjistruar më shumë padi në sistemin gjyqësor britanik se sa çdo vend tjetër i huaj.

Këto padi janë kundra oligarkëve të cilët nuk kanë dhënë rryshfetin, ose kanë marrë kompanië dhe janë larguar nga vendet autoritare. Të dyja palët paguajnë shuma marrëmendëse për shërbimet ligjore.

Kjo ndodh sepse gjykata e Londrës merr në shqyrtim të gjitha provat e [araqitura përfshirë edhe ato të marra në mënyrë të paligjshme, apo të prodhuara nga sistemi të korruptuara dhe autokratike.

Për shembull, një hetues, i një prej kompanive më të mëdha juridike në Britani shkoi në Francë për të paguar një dëshmitar, i cili do të dëshmonte kundër një kundërshtari të Vladimri Putin.

Por këto oligarkë e autokratë e përdorin sistemin ligjor të Britanisë për të paditur edhe urdhëra për ngrirjen e pasurive të tyre nga shtete të ndrsyhme, si përshembull nga SHBA-të. Këto çështje quhet “armë bërthamore”.

Ligjbërësit britanik po ngrejën gjithmonë e më shumë ndërhyrjen e Rusisë në systemin ligjor të vendit, duke raportuar se shumë profesionistë, avokatë dhe hetues privat po angazhohen në “shërbim” të elitës ruse.

Share This Article