Distanca ajrore nga Milano ne Berlin është rreth 850 kilometra.
Distanca ajrore nga Tirana ne Vjenë është diku tek 810 kilometra.
Te udhëtosh nga Milano ne Berlin, vajtje ardhje këto dite kushton me pak se 200 euro.
Te udhëtosh nga Tirana ne Vjene këto dite kushton minimalisht 550 euro.
Krahasojini çmimet per çdo destinacion. Rinasi është aeroporti me shtrenjte ne Europe. Shqiptaret paguajnë te paktën dy here me shume se fqinjët europiane për fluturimet ajrore.
Para pak muajsh qeveria me propozimin e kryeministrit hoqi taksen e kufirit, e cila ishte 10 euro për pasagjer. Kjo ishte një takse qe i sillte buxhetit rreth 20 milionë euro ne vit. E hoqi kryeministri pasi takoi shefin e Wizzarit, duke u justifikuar se heqja e taksës do te ulte çmimet e biletave për qytetaret.
Por biletat kane fluturuar ne qiell. Përfshire ato te Wizzairit, manushaqes low-cost.
Ja vodhën 20 milionë euro buxhetit dhe i çuan ne llogarinë e Wizzairit. Tani si shpërblim manushqja hungareze low cost po u ngarkon qytetareve çmime abuzive. Lere shërbimin skandaloz pastaj.
Sigurisht qe këta janë ne te drejtën e tyre te vene çmimet qe duan. Por nuk kane te drejte te vjedhin taksen e kufirit. Riktheni taksen dhe merrni leket ne buxhet. Boll hoqët taksa me lobime.
Çmimet me te larta tek biletat e fluturimeve, çmime nder me te lartat për ushqimet, kampione tek nafta për popullin me te varfër te Europes. Rrjepje ne shkalle industriale.