Si është të jesh trajner i Cristiano Ronaldos? Andra Pirlo tregon përvojën e bashkëpunimit me portugezin në Juventus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo mund të ketë qenë pak i komplikuar për disa trajnerë por ish-trajneri i Juventusit Andrea Pirlo nuk është njëri prej tyre. Trajneri 44 vjeçar ishte në krye të Juventusit nga muaji gusht i vitit 2020 deri në maj të vitit 2021.

Gjatë atij sezoni, portugezi po kalonte një super formë duke shënuar 36 gola në 44 paraqitje dhe duke i udhëhequr bardhezinjtë drejt trofeut të Kupës së Italisë.

Pirlo, teksa kujtonte ditët e tij si trajner i Juventusit ka treguar për Radio Serie A sesi ishte të stërvisje njërin prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Trajnimi i Ronaldos të bën të kuptosh se si të bëhesh numri një në botë. Ai është një profesionist shembullor në çdo aspekt: ​​nga si ha, si shërohet, si stërvitet”, deklaroi Pirlo.

Periudha e Cristiano Ronaldos në Allianz Arena ishe e mirë, ku shënoi 101 gola për gjigantët e Serie A në 134 paraqitje. Përveç trofeut në Kupës së Italisë, ai arriti të fitonte edhe dy tituj të Serie A.

Share This Article