ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 13 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 13 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 13 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 13 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Si funksionon OKB gjatë pandemisë

albnews by albnews
11 April, 2020
in Bota
0
Si funksionon OKB gjatë pandemisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë muajit prill Këshilli i Sigurimit të OKB zhvillon takime virtuale të hapura dhe të mbyllura. Më datën 24 paradite, Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë një takim të hapur informues për Kosovën, i pari këtë vit.


RelatedPosts

Tragjedi në Nepal/ 9 alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë

Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit

Ndriçon sa 10 trilionë diej, regjistrohet stuhia më e madhe e një vrime të zezë

OKB në Nju Jork ka adoptuar metodat e punës dhe që nga 16 marsi vazhdon funksionimin me punonjës në distancë dhe prezencë të minimalizuar fizike personeli. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres i drejtohet herë pas here publikut me mesazhe të regjistruara në video. Zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, zhvillon përditë konferencën virtuale shtypi. Modifikimi në përputhje me situatën ka përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit, i cili nuk mblidhet fizikisht në sallë, por konsultohet me video- konferenca ose bën marrëveshje online. Edhe Votimi në Këshillin e Sigurimit është vendosur të bëhet online.

Zahir Tanin do të informojë për Kosovën

Kjo metodë e re pune do të përdoret edhe më datën 24 prill kur Këshilli i Sigurimit, të zhvillojë takimin të hapur informues për Kosovën, të parin për këtë vit. Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, do të informojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe do t’i njohë me raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB. Securitycouncilreport.org, një OJQ që financohet nga fondacione dhe qeveri të ndryshme, mes tyre edhe qeveria gjermane, ka përmbledhur zhvillimet në Kosovë që priten të jenë pjesë e raportit të Sekretarit të Përgjithshëm.

“Më 2 mars, Robert O’Brien, këshilltar amerikan për sigurinë ndërkombëtare dhe Richard Grenell, i dërguari i posaçëm amerikan për Serbinë dhe Kosovën pritën në një takim në Shtëpinë e Bardhë presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vučić”, shkruhet në raportin e OJQ-së. “Për publikun nuk u bë e njohur asnjë agjendë specifike, por disa media raportuan se liderëve iu është prezantuar versioni i një projekt-marrëveshjeje përfundimtare për Kosovën. Sipas mediave, marrëveshja përfundimtare do të përfshinte mundësinë për rregullime territoriale, njohje reciproke të mundshme, dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.”

USA | Leerer Saal des UN-Sicherheitsrat (picture-alliance / imageBROKER)

Serbia pritet të dërgojë pjesëmarrës të nivelit të lartë, kurse Kosova ambasadoren në SHBA. Takimi i fundit informues i Këshillit të Sigurimit për Kosovën është mbajtur më 31 tetor 2019, ku edhe u vendos reduktimi në të ardhmen i numrit të takimeve.

Ndarjet në KS ekzistojnë

Ndarjet mes anëtarëve të përhershëm të KS lidhur me Kosovën vazhdojnë njësoj: Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mbështesin pavarësinë e Kosovës, Kina dhe Rusia nuk e njohin pavarësinë dhe mbështesin qëndrimin serb. Securitycouncilreport shkruan se: “SHBA kërkon gjithnjë e më shumë largimin e UNMIK-ut dhe kjo çështje ka mundësi të bëhet e rëndësishme në periudhën e ardhshme”. Mandati i është dhënë UNMIK-ut pa afat, në rezolutën 1244. Çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë do të kërkonte rezolutë tjetër.

Presidencën e radhës në Këshillin e Sigurimit e mban në muajin prill Republika Domenikane. Përfaqësuesi i saj, Jose Singer Weisinger, informoi gazetarët gjatë një konference virtuale shtypi në fillim të muajit prill se është duke e drejtuar Këshillin e Sigurimit nga Santo Domingo, kryeqyteti i vendit të tij.

Anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, përveç pesë anëtarëve “të përjetshëm” dhe Republikës Domenikane, janë aktualisht Gjermania, Belgjika, Estonia, Indonezia, Vietnami, Afrika e Jugut, Tunizia, Nigeria dhe Saint Vincent dhe Grenadinet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result