Si humbi në Londër 27 milionë paund trajneri Antonio Conte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
BURNLEY, ENGLAND - FEBRUARY 12: Antonio Conte, Manager of Chelsea arrives prior to Premier League match between Burnley and Chelsea at Turf Moor on February 12, 2017 in Burnley, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Antonio Conte thuhet të ketë rënë viktimë e një skeme mashtruese investimesh dhe përgjatë dy muajve të fundit po përpiqet dëshpërimisht të rikuperojë 27 milionë paundë të humbur atje sipas gazetes italiane La Verita.

Raportet tregojnë se gjylatësi britanik David Foxton ka dalë në përfundimin që financieri Italian me qendër në Londër, Massimo Bochicchio ka bindur tetë persona, përfshirë menaxherin e Interit që të investonte në kompaninë e tij Kidman.

Bochicchio kishte premtuar interesa të majme dhe besohet se Conte priste të merrte deri në 30 milionë euro (27 milionë paundë) deri në 30 qershor 2020, por paratë nuk i mbërritën kurrë. Njerëzit e përfshirë në skemë dërguan një email duke kërkuar pagesat në 7 korrik, vetëm që të zbulonin se adresa ishte e rreme.

Conte duket kishte marrë garanci që Kidman ishte i lidhur me HSBC, banka e rëndësishme për të cilën Bochicchio kishte punuar deri në vitin 2012 përpara se të niste biznesin e tij. Por HSBC konfirmoi se ai nuk ka absoluisht asnjë rol në kompani.

Share This Article