• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Si i gjeti armët “Shteti Islamik” ?

Si i gjeti armët “Shteti Islamik” ?

by albnews
15 December, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Ku i gjeti armët kjo organizatë terroriste? Një studim i sapobotuar jep përgjigje për këtë pyetje. Në të flitet për një rrjet ndërkombëtar, që ka qenë në dispozicion të IS-it për vite me radhë.

Një bisedë telefonike me të cilën blihen gjashtë tonë krem alumini; një tregtar plehërash kimike që interesohet të gjejë 78 ton lëndë ushqyese; një sipërmarrje me qendër në Britaninë e Madhe që drejton lëvizjet nga SHBA dhe fatura për porosinë paguhet nga një biznesmen turk, që jep me qera makina luksoze. 

Këto janë disa nga aktivitetet me të cilat organizata xhihadiste „Shteti Islamik”(IS) ka organizuar mbledhjen e arsenalit të armëve. Aktivitete që kanë mbetur pa u vëzhguar, sepse në fazën e parë të krijimit të „Shtetit Islamik” (IS), pak nga vëzhguesit e kanë pasur idenë e dinamikës, ambicies dhe rafinesës me të cilën punonte organizata xhihadiste.

Syrien IS Al-Nusra Front Kämpfer

IS krijoi me vendosmëri të madhe një rrjet furnitorësh dhe teknikësh që i dhanë mundësinë të mblidhte një arsenal të madh armësh. Kjo thuhet në studimin e sapobotuar nga Instituti londinez “Conflict Armament Research”. Me këtë arsenal armësh IS zgjeroi në mënyrë të vazhdueshme territoret e veta në Irak dhe Siri, sidomos duke filluar nga 2014-ta, para se të shkatërrohej pak nga pak vitet që pasuan nga aleanca ndërkombëtare e shteteve.

Qendër zona kufitare turko- siriane

Për furnitorët shumë e rëndësishme ka qenë zona kufitare turko- siriane, thotë studimi. Anëtarët e IS, shpesh me identitet të fallsifikuar, vendosnin kontakte me firma të ndryshme në këtë rajon dhe porositnin përbërësit e duhur për armët dhe lëndët eksplozive. Sipërmarrjet merrnin porositë, pa e ditur fare me çfarë klientësh kishin në fakt të bënin, theksojnë disa herë autorët e studimit.

“IS e ka mbajtur me qëllim këtë rajon si zonë të hapur ku mund të tërhiqej, sepse aty mund të organizoheshin bizneset përkatëse,” thotë Peter Neumann, profesor për studimet në çështjet e sigurisë në King’s College London. Kjo strategji u përgjigjet mësimeve të revolucionarëve të tjerë si Mao Ce Duni ose Che Guevara.

Identitete të maskuara

IS ka pasur mundësi ta mbajë ngritur për vite me radhë rrjetin e mbledhjes së armëve, sidomos për shkak të rafinesës së ndërmjetësve. Ata e kanë maskuar vazhdimisht identitetin e tyre. Komunikimi me firmat furnitore bëhej kryesisht me adresa të fallsifikuara emailash, nëpërmjet faqeve të internetit të palëve të treta dhe nëpërmjet audiosoftware-ve.

Pagesat bëheshin kryesisht nëpërmjet transferimit të parave në dorë me firmat e etabluara ndërkombëtare. Transferimet bëheshin shpesh në një rajon tjetër të botës, të ndryshëm nga rajoni ku bëhej porosia. Studiuesit e “Conflict Armament Research” i kanë ndjekur gjurmë të tilla deri në Azi.

Syrien IS Offensive auf Deir el-Zour ARCHIV

Studimi tregon se një pjesë e madhe e armëve dhe pajisjeve luftarake ka ardhur nga burime të tjera nga ato që supozohej më parë, thotë Peter Neumann në intervistë me DW. Fillimisht mendohej se pjesa më e madhe e armëve vinin nga rajoni i Gjirit Persik. „Por faktikisht  pjesët e armëve montoheshin vetë”, thotë Neumann në intervistën për DW. Përveç kësaj, është mësuar ndërkohë se ka ekzistuar edhe një burim tjetër, „stoqet e lëna nga ushtria irakiane dhe siriane, të cilat IS i mori për vete”.

“Flamujtë e kuq”

Nga raporti i „Conflict Armament Research”, mësohet se kërkimet për të gjetur burimet e armëve kanë qenë të mundimshme dhe me shpenzime të mëdha. Duheshin ndjekur gjurmët e blerjes ilegale të armëve dhe duheshin kontrolluar sa solide ishin ato. Studiuesit ndoqën një seri të tërë sinjalesh të mundshme. Nëse sinjalet për një rast të caktuar shtoheshin, atëherë rritej mundësia që të bëhej fjalë për biznese ilegale.

Tek sinjalet kryesore, të ashtuquajturat  “Red flags” (flamuj të kuq) – bëjnë pjesë për shembull: Shfaqja e një klienti të ri, të panjohur deri në ato momente, firma e të cilit ndodhet në një rajon sensitiv, si për shembull territoret kufitare turko- siriane; porosi për materiale që nuk kanë të bëjnë ose kanë pak të bëjnë me biznesin kryesor të firmës; pagimi i faturës jo nga klienti vetë por nga një instancë e tretë; metoda tranferimi parash që fshehin identitetin e personit që ka bërë transferën, si dhe përdorimi i rrugëve të pazakonta për të bërë furnizimin.

Afghanistan Kämpfe gegen IS und Flucht von Zivilisten

Nuk është çudi që IS ka pasur mundësi të mbajë rrjetin e furnizimit me vite të tëra në tokën turke, thotë Peter Neumann. “Për Ankaranë, po ashtu si për shtetet e tjera dinamika e IS në periudhën e krijimit ka qenë befasi e madhe. Meqenëse IS nuk kreu ndonjë sulm me objektiv turk, qeveria i la xhihadistët të qetë.

Turqia nuk e shihte IS në atë kohë si armik të vetin. Përveç kësaj IS luftonte kundër kurdëve, të cilët i lufton edhe qeveria e Ankarasë. Edhe kjo ka qenë një arsye për ta lënë IS të bënte punën e vet. Ky qëndrim ndryshoi në vitin 2015, kur IS filloi të bëhej gjithnjë e më agresiv dhe më i fuqishëm.”

Rjete të shkatërruara

Rrjeti i tyre sot është shkatërruar. IS vazhdon ende përpjekjet për të mbledhur armë, por informacionet e qeverisë irakiane thonë se kjo organizatë ka vetëm armë të lehta, nuk ka armë të rënda ose të mesme, thotë studiuesi i terrorizmit Jassim Mohamad, i cili ka faqen e internetit  “europarabtc.com”. “Mendohet se IS i ka humbur rrjetet e furnizimit dhe burimet financiare në gjithë botën,” thotë Mohamad në intervistë me DW.

Koalicioni ndërkombëtar  për luftimin e IS si dhe aksionet e ndërmarra nga shumë qeveri në luftën kundër terrorizmit kanë bërë që rrymat financiare të kontrollohen mirë, thotë Mohamad. Po ashtu ndiqen me vëmendje modelet e lëvizjeve të xhihadistëve potencialë.  “Kjo ka bërë që operacionet e IS të reduktohen në gjithë botën.”

Rrjetet vazhdojnë të ekzistojnë, thotë Mohamad. Por në Irak ato ndodhen vetëm tek strukturat kriminele që luftohen nga shteti. „Mendohet që IS nuk zotëron më teknologji të përparuar, armë kimike apo biologjike. Sepse ato kërkojnë infrastrukturë dhe ambient stabil. IS nuk i ka më këto.”

Previous Post

Biden fitoi shumicën e votave në Kolegjin Elektoral

Next Post

Evropë: A duhet të jetë e detyrueshme vaksina?

albnews

albnews

Related Posts

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Bota

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë
Albania

Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë

16 May, 2025
Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës
Albania

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës

16 May, 2025
Next Post
Evropë: A duhet të jetë e detyrueshme vaksina?

Evropë: A duhet të jetë e detyrueshme vaksina?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM