Një familje shqiptare hajdutësh përdori një shkallë për të hyrë në banesën e futbollistit të njohur anglez, Raheem Sterling, ku vodhën disa gjëra me vlerë, mes tyre edhe një koleksion me të paktën 10 ora Rolex.
Sipas Daily Mail, ky koleksion kishte një vlerë prej të paktën 300 mijë sterlina.
Ky grup hajdutësh kishte në shënjestër shtëpitë e futbollistëve të famshëm në Angli.
Ata u futën në shtëpinë e Sterling gjatë kohës kur ai ishte në Katar duke luajtur në Kupën e Botës për Anglinë.
Përmes një shkalle, ata u futën në dhomën e gjumit ku morën edhe 10 orët e tij luksoze.
Sulmuesi u detyrua të kthehej me urgjencë në shtëpi pas kësaj ngjarje.
Ndërkohë në gjyq ka dalë vetëm një shqiptar, i quajtur Emiliano Krosi. 24-vjeçari akuzohet për të paktën 15 vjedhje në banesa.
Kurse babai dhe kushëriri i tij ia kanë dalë të arratisen nga Britania e Madhe.