ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 9 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 9 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 9 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 9 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Si ka arritur Japonia të eliminojë pothuajse plotësisht vdekjet nga të shtënat me armë

albnews by albnews
27 May, 2022
in Bota
0
Si ka arritur Japonia të eliminojë pothuajse plotësisht vdekjet nga të shtënat me armë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Diskutimet për kontrollin e armëve shfaqen sa herë që ka të shtëna, sidomos masive, që tërheqin vëmendjen në SHBA.

Dhe një debat i tillë vjen edhe pas sulmit të fundit, kur të martën, një 18-vjeçar qëlloi për vdekje 21 persona, përfshirë 19 fëmijë, në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Madje, “Gun Violence Archive”, një organizatë e pavarur për mbledhjen e të dhënave, ka numëruar 212 të shtëna masive që kanë ndodhur deri më tani këtë vit, deri të martën në SHBA, përcjell Telegrafi.

Kjo organizatë përkufizon “të shtëna masive” si një incident në të cilin katër ose më shumë njerëz u qëlluan ose u vranë, duke përjashtuar sulmuesin.

Po sipas kësaj organizate, SHBA e mbylli vitin 2021 me 693 të shtëna masive. Një vit më parë pati 611. Dhe gjatë vitit 2019 kishte 417.

Si pasojë, një nga pyetjet më të shpeshta që edhe kësaj radhe shtrohet është: Si mund ta parandalojë SHBA-ja që kjo të mos ndodhë vazhdimisht?

Në këtë drejtim, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, megjithëse SHBA-ja nuk ka ndonjë vend “me të cilin mund të krahasohet”, diku tjetër në botë, disa vende kanë ndërmarrë hapa që mund të ofrojnë një dritare se si duket kontrolli i suksesshëm i armëve.

Japonia, për shembull është një vend me 127 milionë banorë në të cilin vdekjet vjetore nga vrasjet rrallëherë arrijnë në më shumë se dhjetë.

“Që kur armët hynë në vend, Japonia ka pasur gjithmonë ligje të rrepta për armët”, ka thënë për BBC, Iain Overton, drejtor ekzekutiv i “Action on Armed Violence”, një grup britanik.

Sipas tij, “ata janë kombi i parë që imponuan ligje për armët në të gjithë botën dhe kjo vendosi një themel që thotë se armët me të vërtetë nuk duhet të luajnë një rol në shoqërinë civile”.

Japonia është një vend me “rregullore mbi rregullore”

Sipas shkrimit të Business Insider, përcjell Telegrafi, suksesi i Japonisë në frenimin e vdekjeve nga armët është i lidhur ngushtë me historinë e saj.

Pas Luftës së Dytë Botërore, pacifizmi u shfaq si një nga filozofitë dominuese në vend.

Policia filloi të mbante armë zjarri vetëm pasi trupat amerikane i bënë ato, në vitin 1946, për hir të sigurisë.

Është shkruar gjithashtu në ligjin japonez, që nga viti 1958, se “asnjë person nuk duhet të posedojë armë zjarri ose shpatë”.

Qeveria që atëherë e ka “zbutur” ligjin, por fakti që Japonia miratoi kontrollin e armëve nga gjendja e ndalimit është i rëndësishëm.

Është gjithashtu një nga faktorët kryesorë që ndan Japoninë nga SHBA, ku Amendamenti i Dytë i lejon njerëzit të kenë armë.

Nëse japonezët duan të kenë një armë, ata duhet të ndjekin një seancë mësimore gjatë gjithë ditës, të kalojnë një test me shkrim dhe të arrijnë të paktën 95% saktësi gjatë një testi në poligon.

Pastaj ata duhet të kalojnë një vlerësim të shëndetit mendor, i cili bëhet në një spital, dhe të kalojnë një kontroll rreth të kaluarës së tyre, në të cilin qeveria bën kërkime mbi dosjen e tyre kriminale dhe interviston miqtë dhe familjen.

Ata mund të blejnë vetëm pushkë gjahu dhe pushkë ajrore – jo pistoletë – dhe çdo tre vjet ata duhet të “rifuten në një proces vlerësimi”.

Japonia ka përqafuar gjithashtu idenë se më pak armë në qarkullim do të rezultojë në më pak vdekje.

Çdo prefekturë – e cila varion në madhësi nga gjysmë milioni banorë deri në 12 milion banorë – mund të operojë maksimumi tri dyqane armësh; dhe kur pronarët e armëve vdesin, të afërmit e tyre duhet të dorëzojnë armët e zjarrit të anëtarit të vdekur.

Roli i besimit të ndërsjellë

Sipas vlerësimit të Business Insider, përcjell Telegrafi, rezultati është një situatë ku qytetarët dhe policia rrallë mbajnë ose përdorin armë.

Policia jashtë detyrës nuk lejohet të mbajë armë zjarri dhe shumica e takimeve me të dyshuarit përfshijnë një kombinim të arteve marciale ose armëve goditëse.

Kur sulmet japoneze bëhen vdekjeprurëse, ato përgjithësisht përfshijnë goditje me thikë fatale.

Në korrik të vitit 2016, për shembull, një sulmues vrau 19 persona në një objekt strehimi për personat me aftësi të kufizuara.

Dhe Japonia rrallë sheh kaq shumë viktima nga armët në një vit të tërë.

Siç vlerësohet më tej, kontrolli i armëve në Japoni, i kombinuar me respektin mbizotërues për autoritetin, ka çuar në një marrëdhënie më harmonike midis civilëve dhe policisë sesa në SHBA.

Policia, duke zgjedhur të përdorë forcën jovdekjeprurëse ndaj njerëzve, krijon frikë më pak të përhapur në publik se ata do të vriten.

Si rezultat, edhe njerëzit ndjejnë më pak nevojë për t’u armatosur.

Ndërkohë, SHBA-ja ka një forcë policie më të militarizuar që përdor armë automatike dhe makina të blinduara – ku ekziston gjithashtu një besim më pak i përhapur ndërmjet njerëzve (dhe ndërmjet njerëzve dhe institucioneve).

Sidoqoftë, vlerësohet në fund të shkrimit, qasja e Japonisë do të ishte diçka e vështirë “për t’u përshtatur në kulturën amerikane të armëve”, por ndoshta mund të sigurojë një pikënisje për frenimin e dhunës së pakuptimtë që është bërë si një “njollë e zezë” e jetës në SHBA.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result