Ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të kohës sonë dhe ngjall frikë në zemrat e mbrojtësve falë aftësisë së tij për sprint dhe për të shënuar gola pafund.
Kylian Mbappé në moshën 24 vjeçare mund të bëhej futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave si pjesë e një marrëveshjeje transferimi rekord prej 300 milionë eurosh për të cilën ranë dakord arabët e Al-Hilal dhe Paris Saint-German, por u refuzuar nga sulmuesi francez.
Sipas James Benge të CBS Sport, Mbappe do të fitonte 13.1 milionë euro në javë si pjesë e kontratës me vlerë 700 milionë euro për vetëm një vit në klubin nga Arabia Saudite.
Shuma marramendëse është shumë larg asaj që Mbappe mund të imagjinonte në fëmijërinë e tij në qytezën periferike të Parisit, Bondy, e njohur për dhunën dhe drogën, ku është vendosur një mural gjigant i yllit francez me shkrimin “qyteti ku çdo gjë është e mundur“.
Përpara ofertës saudite, Mbappé si markë vlente 167 milionë euro dhe nuk i shmangej aspak shijimit të jetës vanitoze.
Nga zotërimi i një shtëpie luksoze me vlerë 9.9 milionë euro, që ka pamje nga Kulla Eifel e deri te grumbullimi i një koleksioni makinash me vlerë 1.3 milionë eurosh, ylli francez duket se e ka hedhur pas krahëve jetën e vështirë që kishte si fëmijë.
I lindur nga prindër emigrantë – nëna e tij Fayza Lamari është me origjinë algjeriane dhe babai i tij Ëilfried Mbappé vjen nga Kameruni – Mbappé u rrit në një qytet të njohur për trazirat.
Në vitin 2005, kur Mbappé ishte 5 vjeç, protestat e dhunshme kundër policisë panë të rinjtë e zemëruar të djegin makina, të sulmojnë policët dhe të vandalizojnë ndërtesa.
Kur Bleacher Report vizitoi qytezën në 2017, raportoi se zona e klasës punëtore ka ende nivele të larta krimi dhe shkalla e papunësisë është dyfishi i mesatares kombëtare, por vendasit thonë se gjërat po përmirësohen.
Banori optimist Elfilali Ahmed tha: “Kur u thosha njerëzve se isha nga Bondy, ata pyesnin për dhunën dhe përdorimin e drogës. Tani, të gjithë më pyesin për Kylian Mbappé dhe nëse e njoh atë.“
Një tjetër banor që jeton në një bllok pallatesh nga ai ku Mbappe u rrit, tha për Mirror: “Ajo që ai ka arritur është një frymëzim i madh për fëmijët këtu. Jeta në Bondy ndonjëherë është e vështirë dhe ai po u tregon atyre se ka një rrugëdalje nga ai që mund të jetë një vend i errët.”
Mbappé e ka lënë suksesin e tij të flasë në praktikë dhe me shumë vendosmëri.
“Në futboll, gjithçka është e mundur përmes punës së palodhur dhe mendoj se kjo ka qenë e rëndësishme”, tha ai për beIN Sports vitin e kaluar.
“Gjithmonë kam besuar te vetja dhe e dija se isha në gjendje të bëja gjëra të mëdha. Nuk ka të bëjë vetëm me dëshirën për të pasur sukses, duhet të punosh shumë”.
Shtëpia luksoze me vlerë 9.9 milion euro
Mbappé jeton në një apartament luksoz shumëkatësh me vlerë 9.9 milionë euro në Neuilly-sur-Seine, një lagje ekskluzive e Parisit e adhuruar nga të famshmit që ka pamje nga Kulla Eifel.
Shtëpia e tij ka 12 dhoma gjumi, një fushë basketbolli, bibliotekë, palestër dhe banjë turke. Besohet gjithashtu se ka një xhakuzi në natyrë për t’u çlodhur dhe për të parë Kullën Eifel.
Makina 1.3 milion euro
Me kalimin e viteve, Mbappé ka pasur një sërë makinash të lakmueshme pavarësisht se nuk di të ngasë.
Ai vetë është shprehur për mediat se duke pasur shoferë në dispozicionin, ka bërë që kurrë të mos e kishte prioritet marrjen e patentës.
Automjetet e tij mbresëlënëse përfshijnë një Ferrari Hybrid SF90 Stradale, të cilin ai e bleu për 466,000 euro, që është paga e një jave.
Sulmuesi gjithashtu krenohet me një Ferrari 488 Pista që shkon nga 0-62 mph në 2.8 sekonda dhe kushton rreth 524,000 euro.
Midis koleksionit të Mbappé ka disa automjete më praktike, ku përfshihet një Mercedes Benz V-Class me shtatë vende, i cili kushton rreth 134,000 euro.
Ai gjithashtu ka një Volswagen Touareg 120,000 euro, një Volkswagen Multivan 75,000 euro dhe një Volkswagen Tiguan me vlerë 57.000 euro.
Goal.com gjithashtu pretendon se ai zotëron një BMË, një Audi dhe një Range Rover – por nuk ka detaje në lidhje me modelet që janë publikuar.
Veshjet e shtrenjta
Mbappé është një person i dashuruar pas atleteve dhe ka pranuar se ka një “koleksion të vogël” në një intervistë të vitit 2018 me Hype Beast.
Futbollisti tha se atletet i japin atij një kënaqësi të vërtetë dhe e përshkroi veten si një fëmijë me një lodër të re sa herë që blen një palë atlete të reja.
Ai shtoi: “Unë kam qenë gjithmonë një adhurues i atleteve, kështu që është kënaqësi të blej të reja dhe t’i kombinoj ato me rrobat e mia.”
Në një video të vitit 2019, Mbappé shpenzoi 1000 euro për dy palë atlete Air Max 90 Ice me ngjyrë të kuqe dhe Jordan XI “Parton” me ngjyrë blu.
Ai zbuloi se ra në dashuri me këpucët pasi mamaja e tij kurseu për t’i blerë një palë Nike Air Max 1. Duke i përshkruar ato si “bebja e syrit tim”, ai tha se “i pastronte çdo ditë”.
Pushimet
Kur Mbappé nuk është në Paris, dihet se ai po pushon jashtë vendit. Vetëm muajin e kaluar ai u pa duke luajtur tenis me miqtë në plazhin jugor të Majamit në Florida.
Mbappé u fotografua gjithashtu duke luajtur një lojë Jenga me dy femra të veshura me bikini. Nuk është e vetmja festë që ai ka bërë këtë vit, pasi ylli francez është fotografuar gjatë një udhëtimi në Marrakech, Marok.
Gazeta spanjolle Mundo Reportivo raportoi se Mbappé iu bashkua bashkëlojtarit të Francës Eduardo Camavinga dhe yjeve të tjerë të Real Madridit gjatë udhëtimeve të shumta.
Mbappé ndan rregullisht fotot e tij në avionë privatë dhe në vende që të shkaktojnë zili, duke përfshirë një tempull të largët, pranë një limani të bukur dhe në hotele luksoze.
Vetëm disa nga pikat e tjera që ai ka vizituar kanë përfshirë Disney Land Paris, Kamerunin dhe Nju Jorkun gjatë kësaj vere.
Miqtë e famshëm
Ylli i sportit nuk është i popullarizuar vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke u mburrur me një numër shokësh të listës A, ku përfshihet legjenda e basketbollit LeBron James, me të cilin ai bashkëpunoi për serinë e këpucëve Nike ‘Chosen 2’.
Për bashkëpunimin, Mbappé bashkë-dizenjoi këpucët e futbollit për gjigantin e veshjeve, të cilat kushtojnë 300 euro një palë dhe u quajtën Mercurial Superfly për shkak të ngjyrës së zezë me një fund të ylbertë.
Mbappé gjithashtu ka një pasuri të admiruesve nga bota e futbollit, ku përfshihen David Beckham, Theirry Henry dhe i ndjeri Pele.
Koleksion orash 170 mijë euro
Nuk janë vetëm atletet që Mbappé duket se i kushton vëmendje. Ai ka një dashuri të fshehur për orët jashtëzakonisht të shtrenjta dhe ka një koleksion me vlerë rreth 175,000 euro.
Gjatë Kupës së Botës vitin e kaluar ai u pa duke pozuar me një Hublot Big Bang King Gold me vlerë mbi 50.000 euro.
Mbappé ka pasur gjithashtu një numër orësh të tjerë, duke përfshirë Big Bang Steel Diamonds, që kushton 18.000 euro dhe Unico Titanium Rainbow, që kushton mbi 60 mijë euro.
Më e shtrenjta që ai është fotografuar në publik deri më sot ishte një Big Bang Unico, që kushton deri në 68.000 euro.
Ylli bujar
Teksa ai jeton një mënyrë jetese të privilegjuar, Mbappé nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij dhe njihet për dhurimin bujarisht të shumave të mëdha të pasurisë së tij.
Ai dhuroi të gjitha fitimet dhe shpërblimet e ndeshjeve të Kupës së Botës 2018, afërsisht 466,000 euro për një organizatë bamirësie për fëmijë.
Një vit më pas, Mbappé dhuroi 30 mijë euro për të ndihmuar në financimin e një kërkimi privat për futbollistin Emiliano Sala pasi avioni i tij u zhduk ndërsa udhëtonte nga Nantes në Cardiff. Trupi i sulmuesit dhe rrënojat e avionit u zbuluan në Kanalin Anglez një muaj pasi ai u zhduk në shkurt 2019.
Mbappé u raportua gjithashtu se kishte bërë një donacion shumë të madh për Fondacionin Abbe Pierre që bën bamirësi për të pastrehët.
Mbappé madje nisi fonacionin e tij të bamirësisë, Inspired by KM, në vitin 2020 dhe mbështet 98 fëmijë në Paris.