• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Si mund të ri-eksportohen tanket gjermane, Leopard, në mënyrën e duhur

Si mund të ri-eksportohen tanket gjermane, Leopard, në mënyrën e duhur

by albnews
24 January, 2023
in Bota
0
2
VIEWS

Polonia dhe disa vende të tjera kanë thënë se duan të furnizojnë Ukrainën me tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman për mbrojtjen e saj kundër Rusisë. Por, Kancelari gjerman Olaf Scholz po ngurron deri më tani për dërgimin e tyre, ose që të lejohen vendet e tjera të NATO-s që ta bëjnë këtë.

Tanket Leopard, të cilat përdoren nga një sërë vendesh të NATO-s dhe kërkojnë miratimin e Berlinit për ri-eksportim, shihen nga ekspertët e mbrojtjes si më të përshtatshmit për Ukrainën.

Polonia do t’i kërkojë Gjermanisë leje për të ri-eksportuar tanke Leopard 2 në Ukrainë, por edhe pa të, Varshava mund t’i dërgojë ato si pjesë e një koalicioni shtetesh, tha të hënën Kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Në një ndryshim të dukshëm me qëndrimin e Berlinit, Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha të dielën se qeveria e saj nuk do ta bllokonte Poloninë nëse do t’i dërgonte tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë.

Më poshtë shpjegohen rregullat gjermane dhe ato të vendeve të tjera për eksportin e prodhimeve ushtarake dhe se si është realizuar kjo në kuadrin e marrëveshjeve të mëparshme:

SI MUND TË EKSPORTOJNË QEVERITË E TJERA TANKET GJERMANE?

Të gjitha armatimet e luftës të prodhuara nga Gjermania vijnë me një certifikatë të përdorimit përfundimtar që do të thotë se pronari i tyre i ri ka nevojë për miratimin e Berlinit nëse dëshiron t’ia dërgojë ato një vendi tjetër.

Kërkesat për ri-eksportim zakonisht marrin dritën e gjelbërt nëse armët vendosen t’u shkojnë anëtarëve të tjerë të NATO-s ose vendeve aleate të ngushta.

Sipas ligjit gjerman, miratimi nuk jepet “nëse ka arsye për të supozuar se kjo do të binte në kundërshtim me ambiciet e Gjermanisë për të pasur marrëdhënie të mira me vendet e tjera”.

E njëjta gjë vlen edhe për rastet kur armët mund të përdoren për të zhvilluar luftë, ose kur miratimi i ri-eksportimit mund të shkelë detyrimet e Gjermanisë sipas ligjit ndërkombëtar.

SI PARANDALOHEN PENGESAT DIPLOMATIKE?

Duke qenë se eksportet e prodhimeve ushtarake janë një çështje e ndjeshme në Gjermani, vendet e huaja zakonisht nuk paraqesin drejtpërdrejt një kërkesë zyrtare për ri-eksportim tek autoritetet gjermane.

Vendet duan paraprakisht të kuptojnë qëndrimin e Berlinit duke bërë një të ashtuquajtur “hetim paraprak”, duke i dhënë Gjermanisë mundësinë të sinjalizojë nëse është e gatshme të furnizojë armatimin e kërkuar, apo jo.

Nëse jo, shteti i huaj nuk bën kërkesën zyrtare për rieksportim dhe kështu nuk bëhet asnjë dëm diplomatik.

Ky mekanizëm do të thotë që Polonia, duke paraqitur një kërkesë zyrtare për rieksportim, mund ta detyrojë Kancelarin gjerman, Olaf Scholz të tregojë nëse është i përgatitur ta lejojë Poloninë të dërgojë tanket e saj Leopard në Ukrainë, apo jo.

Megjithatë, në të kaluarën, qeveria gjermane ka shfrytëzuar kohën duke mos iu përgjigjur kërkesave për eksport në raste të ndjeshme për një kohë të gjatë.

Por, kësaj radhe, një kërkesë zyrtare polake do të rriste edhe më shumë presionin mbi zotin Scholz, për të marrë një vendim.

CILAT JANË PASOJAT NËSE TANKET DËRGOHEN PA MIRATIM?

Nëse tanket do të dërgoheshin pa pëlqimin e Berlinit, një pasojë e mundshme mund të ishte refuzimi i Gjermanisë për të furnizuar pjesë këmbimi për to, tha analisti i mbrojtjes, Konrad Muzyka.

 “Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme nga perspektiva e Varshavës që të mos dalë jashtë linjës dhe të krijohet një koalicion më i madh”, tha ai.

Problemi politik për Gjermaninë, nëse do të donin të ndërprisnin furnizimin me pjesë këmbimi, do të ishte shumë më i madh nëse do të kishte një koalicion shtetesh”

“Sigurisht, problemi politik për Gjermaninë, nëse do të donin të ndërprisnin furnizimin me pjesë këmbimi, do të ishte shumë më i madh nëse do të kishte një koalicion shtetesh”.

Kryeministri i Polonisë Morawiecki tha: “Kushti për ne për momentin është të ndërtojmë të paktën një koalicion të vogël vendesh”.

MOSMARRJA E MIRATIMIT NGA BERLINI NËNKUPTON DËRGIM TANKESH PA PJESË KËMBIMI, PA MIRËMBAJTJE

Tanket janë armë që kanë nevojë për mirëmbajtje të lartë. Megjithëse prej çeliku, ato konsiderohen si shumë të ndjeshme dhe do të dëmtoheshin shpejt nëse nuk mirëmbahen dhe nëse nuk mund të sigurohen pjesë rezervë.

Megjithatë sipas ekspertëve, Polonia, e cila ka një arsenal të madh prej gati 250 tankesh Leopard, mund të mbështetet në sasitë e saj të mëdha të pjesëve rezervë dhe një industri të aftë mbrojtëse. Kjo i mundëson asaj të mirëmbajë çdo tank Leopard që i dorëzohet Ukrainës për një kohë të caktuar.

Sidoqoftë, në planin afatgjatë, Varshava ose Kievi do të duhet të mbështetën tek Gjermania për të siguruar më shumë pjesë këmbimi.

PENGESAT E SHUMTA TË GJERMANISË PËR EKSPORTET USHTARAKE

Gjermania ka një nga regjimet më të ashpra të eksportit të prodhimeve ushtarake në botë, kryesisht për shkak të së kaluarës së saj të përgjakshme para vitit 1945.

Ka pasur përpjekje për të zbutur rregullat për të lehtësuar bashkëpunimin në projektet e mbrojtjes me vende të tjera si Franca apo Britania, por asgjë nuk është zbatuar deri më tani, pjesërisht për shkak të kundërshtimit të Partisë së të Gjelbërve në Gjermani.

A MUND TË NDIHMOJË ZVICRA?

Zvicra ka bllokuar ri-eksportimin e armëve të tyre në Ukrainë duke përmendur traditën e gjatë të neutralitetit të vendit që është e sanksionuar në ligjin ndërkombëtar, por qeveria po vihet nën presion në rritje për të ndryshuar qëndrimin e saj.

Gjermania u kundërshtua vitin e kaluar kur i kërkoi qeverisë zvicerane leje për të dërguar 12,400 fishekë municionesh prej 35 mm për tankun kundërajror Gepard që Berlini ia ka dërguar Ukrainës. Kërkesa për të lejuar dërgimin e municioneve të tjera gjithashtu u refuzua.

Zvicra e bllokoi gjithashtu një kërkesë të Danimarkës për të lejuar transferimin e automjeteve të blinduara Piranha III të prodhimit zviceran.

Qeveria po shqyrton një kërkesë nga Spanja për të lejuar transferimin e dy armëve kundërajrore, por tha se miratimi “ndoshta nuk është i mundur”.

Eksporti i armëve ose municioneve në Ukrainë është i bllokuar nga e ashtuquajtura deklaratë e mos-eksportimit, të cilën blerësit e armatimeve zvicerane duhet ta nënshkruajnë, si dhe një embargo specifike për shitjen e armëve në Ukrainë dhe Rusi.

Megjithatë, kreu i partisë Liberalët e Lirë të qendrës së djathtë ka bërë një mocion për të hequr pengesën për vendet me vlera të ngjashme me Zvicrën, një lëvizje e mbështetur edhe nga politikanë të tjerë.

FRANCA

Kompanitë franceze të mbrojtjes duhet t’i paraqesin një kërkesë Ministrisë së Forcave të Armatosura nëse synojnë të eksportojnë armë në vende jashtë Bashkimit Evropian si Ukraina.

Ekzistojnë disa lloje të licencave të eksportit dhe transferimit, dhe ato duhet të plotësojnë disa kushte.

Në shumicën e rasteve, prodhuesi duhet të marrë zotime nga klienti i tij për destinacionin përfundimtar dhe mos-rieksportimin e materialeve të dorëzuara. Ato mund t’i transferohen një pale të tretë vetëm pas marrëveshjes paraprake nga autoritetet franceze.

/Zeri Amerikes

Previous Post

The Sun: Kartelet e drogës në Amerikën Latine po stërvisin shqiptarët! Bandat po imitojnë mafian italiane

Next Post

Shqipëri/ Vota e emigrantëve, KQZ i rikujton Kuvendit plotësimin e Kodit Zgjedhor

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Shqipëri/ Vota e emigrantëve, KQZ i rikujton Kuvendit plotësimin e Kodit Zgjedhor

Shqipëri/ Vota e emigrantëve, KQZ i rikujton Kuvendit plotësimin e Kodit Zgjedhor

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM