Si ndodhi vrasja e shqiptarit në burgun grek

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat greke zbulojnë detaje nga vrasja e shqiptarit Albert Bako, në burgun e Athinës një ditë më parë.

Sipas tyre viktima ndodhej në qelinë e tij bashkë me shokët e tjerë shqiptarë.

Mësohet se autorët e krimit, të akuzuar për të njëjtin krim, kanë pasur dijeni se Bako po transferohej në burgun e Greqisë.

Ata janë futur në qelinë e tij dhe e kanë goditur në qafë me një thikë artizanale. Pyetja që ngrenë autoritetet vendase është se përse në atë orë dera e qelisë ishte e hapur.

Me ligj në Greqi ajo lejohet të jetë e hapur deri në orën 11:30 pasi të burgosurit janë numëruar dhe më pas kanë ngrënë drekën. Përveç këtij detaji, në qelinë e vrasësit u gjetën mbi 300 euro dhe thika artizanale duke hedhur dyshime lidhur me sigurinë në burgje.

Share This Article