Vrasja e nje biznesmeni tronditi kryeqytetin të premten, teksa viktimë mbeti një biznesmen me të shkuar të errët.
49-vjeçari Edmond Papa u qëllua me armë në një lokal dhe si pasojë e plagëve nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën rrugës për tek Trauma.
Viktima është vëzhguar nga autori dhe se në momentin kur është ulur në lokal është qëlluar me 9 plumba nga një person.
Ndërkohë autori dyshohet se është pritur nga një tjetër person dhe më pas janë larguar.
Dyshohet që 49-vjeçari Edmond Papaj ka pasur konflikte të mëparshme në fushën e narkotikëve për pazare droge. Ndërkohë Papaj ka qenë bë banesën e vëllait pasi ndodhej pranë në lokalin e vëllait që ndodhej rreth 50 m larg banesës.
Dyshohet se është ndjekur nga autorët që kanë survejuar të gjitha lëvizjet dhe në momentin që është ulur në lokal është qëlluar me gati 9 plumba dhe më pas ka humbur jetën në spital.
Viktima nuk jetonte në Tiranë, por vëllai dhe kohët e fundit kishte ardhur të banonte edhe 49-vjeçari.
Banesa ishte e të vëllait që e kishte marrë me qira. Autori i krimit dyshohet se ka qenë një person që i është afruar 49-vjeçarit dhe e ka qëlluar me 9 plumba.
Më pas ai dyshohet se është pritur nga një person tjetër dhe më pas janë larguar. Zona është monitoruar nga kamera sigurie.