Si në Aushvic, në dhomën e torturave në Ukrainë gjenden qindra dhëmbë floriri dhe maska kundërgaz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat ukrainase po depërtojnë gjithmonë e më shumë në kundërsulmin e tyre në ato territore që deri pak ditë më parë ishin të pushtuara nga forcat ruse, pas sulmit të shkurtit të kaluar.

Në një nga këto zona të rikthyera nën kontrollin e Kievit, ndodhet fshati i Pisky-Radkivski, në afërsi të Kharkivit, ku autoritetet ukrainase thonë se është gjetur ndër shkatërrimet e tjera të shumta, një dhomë torturash që ngjason në mënyrë dramatike me ato të nazistëve në kampet e shfarosjes.

Në një nga shtëpitë e braktisura të fshatit u gjetën maska kundërgaz, shiringa dhe detaje të tjera rrëqethëse, si një kuti e mbushur me qindra dhëmbë floriri.

Banorët e pakët që kanë mbetur ende në fshat tregojnë se forcat ruse përdornin shtëpinë si qendër ku mblidhnin banorët, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore.

Share This Article