Si në filma në mes të Stambollit, i presin rrugën dhe e marrin peng në një furgon të bardhë, gruaja e ndjek nga pas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarja e rëndë është regjistruar në Tuzla të Stambollit, ku disa persona ende të paidentifikuar i kanë zënë rrugën me një furgon një automjeti që po dilte nga parkimi dhe pasi kanë ndaluar, kanë marrë me forcë prej andej shoferin e tij

Menjëherë, autorët kanë hipur në furgonin e bardhë dhe janë larguar, ndërsa në pamje shihet se si një grua, e cila ndodhej në autoveturë, i ndjek nga pas autorët.

Për ngjarjen në fjalë, policia njofton se ka vënë në pranga një grua, ndërsa ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë.

Ndërkohë, e gjitha skena që i ngjan një skenari të denjë filmash aksion, është kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë.  VIDEO

Share This Article