Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar veturën e cila më datën 26 mars rreth orës 16:00 ishte në qarkullim në rrugën e fshatit Suhogerll të Istogut.
Nën kërcënimin e armës të njëjtit kanë kërkuar që viktimat, njëri prej tyre i mitur të largohen nga automjeti.
“Viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga viktimat të dyshuarit kanë marrë: nëntëqind (900) euro, dy (2) telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy (2) kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur.”, thuhet në njoftimin për media.
Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante nga stacioni policor në Istog, ndërsa dje është arritur që të identifikohen tre të dyshuarit e këtij rasti.
“Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë të gjata tre karikator.”, thuhet në njoftim në media.
Pas konsultimit me prokurorin kompetente, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt.
