“Si në shtëpinë dhe në besën e shqiptarit”- Ministri Balla përshëndet operacionin e shpëtimit të dy turistëve francezë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e Njësisë së Policisë Alpine dhe FNSH për shpëtimit të dy turistëve francezë të bllokuar prej orësh në një zonë tejet të vështirë malore në Shkodër.

Pas 8 orëve kërkimi nga Njësia e Policisë Alpine, FNSH dhe me ndihmën e banorëve të zonës u bë i mundur lokalizimi, nxjerrja në rrugë dhe dërgimi i turistëve në spital, ku njëri prej tyre vazhdon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën pas komplikacioneve shëndetësore që kishte shfaqur.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë së Shtetit për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar.

Këtë sezon turistik Policia e Shtetit ka realizuar një sërë operacionesh shpëtimi të suksesshme duke i ardhur në ndihmë vendasve dhe turistëve. Vigjilenca maksimale dhe gatishmëria ka bërë që të rritet siguria në vend.

Ministri Balla i ka bërë thirrje çdo qytetari apo turisti që gjenden në nevojë të kërkojnë ndihmë, pasi Policia është në dispozicion dhe ndërhyrja e specializuar do të jetë e menjëhershme.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F831674358584812%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share This Article