Si nuk bëri një gjë të saktë?!

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Respublica

Bëri vend në mediat shqip dy ditë më parë një takim i kryeministrit me përfaqësues të pushtetit vendor. Në atë takim, z. Rama parlajmëroi marrjen e disa bashkive nën administrim nga qeveria, për shkak të falimentimit të tyre financiar. Kryeministri ka pranuar këtu një dështim spektakolar, për mungesë vizioni dhe aftësish menaxheriale të një reforme që u trumbetua si një ndër arritjet më të mëdha, shenjë e qartë progresi në vend.

Krahas këtij lajmi, doli kreu i Kadastrës, Artan Lame që pas 9 vjetësh në krye të institucionit na tha se mungojnë mijëra faqe në regjistrat e Tiranës. Të dy sektorët janë ndër ata ku kryeministri në vetë të parë ka livadhisur si ka dashur, ka imponuar çfarë ka dashur dhe ka zgjedhur njerëzit që ka preferuar. I ka mbrojtur sektorët si të revolucionarizuar, ndërkohë që sot pranon dështimin.

Të mos habitemi: sa herë është denoncuar në media dështimi i këtij njeriu dhe është cilësuar si kazan?! Sa herë është folur për pushtetin vendor në Shqipëri, për bashkitë e Rilindjes që aty ku hanë edhe dhjesin, pasi nuk heqin dot as mbetjet nga territori? Sa herë është folur për gropën septike të Kadastrës!?

Problemi është se ky njeri e ka pranuar edhe vetë që është i dështuar në të ashtuquajturin mision që i ngarkoi Historia. Me mënyrën si sillet, shpengimin me të cilin hyn e del në ferma e hane, ku ha e flet pa kuptim, sa për të shtyrë kohën e vet, në pritje të jetës së tretë. I përkohshmi në të përjetshmen Shqipëri që është aty, e llangosur me grimin e radhës  i cili do tretet nga koha padyshim.

Është interesante pyetja që bëhet anonimisht për qeveritarët: p.sh për Enver Hoxhën pyetej si i vrau të gjithë shokët, për Berishën se pse bëri 97-ën. Pyetjet mund të kenë brenda keqkuptime, por në thelb ato sintetizojnë perceptimin e përgjithshëm mbi një kohë. Për z. Rama ka zënë vend pyetja: Si nuk bëri një gjë të saktë?

Kalorësi i fytyrës së vrerosur kundër Rrumpallës berishiane, Rilindi në fakt rrumpallën e vet pa fillim e pa fund, të cilën e pranon vetë sa herë nuk ka se çfarë të bëjë. Kjo është edhe trashëgimia e tij, një anekdodë publicitare.

Share This Article