Si paraqitet gjendja e ish-kryeministrit Nano pas 16 ditësh në terapi intensive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano nuk ka pësuar ndryshime që prej 16 ditësh.

Ai vijon të jetë i shtruar në shërbimin e terapisë intensive në një prej spitaleve private të kryeqytetit, pas një arresti kardiorespirator që pësoi në banesën e tij.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ish-lideri i socialistëve është ende në gjendje të rëndë shëndetësore, i pavetëdijshëm dhe me reagime të pakta ndaj dritës.

Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të autoambulancës dhe ekipeve mjekësore që e asistuan, rikthimi i tij në funksion jetësor të zemrës u mundësua falë reanimimit të menjëhershëm.

Ekipet multidisiplinare e konsiderojnë gjendjen e tij shumë të rëndë dhe vijojnë të monitorojnë trajtimin intensiv.

Sipas mjekëve, sfida më e madhe mbetet rizgjimi i trurit, organit më të ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit gjatë arrestit kardiorespirator, megjithatë kujdesi ndaj tij vazhdon pa ndërprerje.

Share This Article