• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, August 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Si po e rrënon pandemia e emigrimit Shqipërinë

Si po e rrënon pandemia e emigrimit Shqipërinë

by albnews
9 March, 2024
in Albania
0
31
VIEWS

Me Shqipërinë që u bë një destinacion i preferuar turistik dhe mirëpriti gati 5 milionë të huaj vetëm në korrik-shtator, pritshmëritë ishin të larta për ekonominë në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Rezultatet ishin paksa zhgënjyese. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.46%, pothuajse në të njëjtat nivele me tremujorin e mëparshëm. Konsumi final i popullatës shënoi zgjerim prej vetëm 2%, që ishte niveli më i ulët që nga koha e pandemisë. Shpjegimi i parë për këtë rezultat të dobët ishte informaliteti në turizëm.

Faktori i dytë që ndikoi ishte rënia e konsumit vendas, si rrjedhojë e fluksit të lartë të emigracionit të viteve të fundit. Imagjinoni që ikja e shtetasve vendas ka qenë aq e lartë, saqë nuk është arritur të amortizohet nga një fluks rekord turistësh! Pas përfundimit të pandemisë shëndetësore filloi një tjetër pandemi, ajo e emigrimit. Tendenca, në fakt, nuk është e re. Që pas vitit 1990, mijëra vetë u larguan në kërkim të një jete më të mirë. Vala e parë e emigrimit nuk u ndie aq shumë në ekonomi për disa faktorë.

Së pari, vendi kishte një popullsi të re. Mosha mesore e vendit (që e ndan popullsinë në dy gjysma të barabarta) në atë periudhë ishte 24 vjeç. Vendi ishte i varfër dhe emigrimi ndikoi pozitivisht. Remitancat që sollën të ikurit u bënë një burim i rëndësishëm i konsumit, së bashku me investimet dhe njohuritë që sollën të kthyerit. Më se 30 vjet më pas, Shqipëria nuk është ajo e fillimit të ’90. Shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë, si për imazhin, ashtu dhe për cilësinë e jetesës e nivelin ekonomik. Por, shqiptarët sërish duan të ikin. Pas një vrulli të fortë në vitin 2022, kur kërkesat për azil ishin më të lartat që nga 2016-a, rimet u dukën se u ndalën pak në 2023.

Kjo zgjati shumë pak. Kërkesat për azil, treguesi i parë i ikjes, u rritën sërish në muajt e fundit të 2023, sipas Eurostat. Një tjetër tregues i fundit, ai i dhënies së shtetësive, bën të ditur se numri i tyre u rrit me 55% në 2022, duke arritur nivelin më të lartë që nga 2017-a. Në total, në 20 vitet e fundit, janë dhënë rreth 600 mijë shtetësi për shqiptarët në një nga vendet e BE-së, shifër që është sa 22% që deklarohet që jeton në vend (Rezultatet e Censit në qershor do të japin shifrën e saktë të popullsisë së mbetur).

Kjo valë e re emigrimi po rezulton shumë e dëmshme për ekonominë. Vendi është “plakur” dhe nuk e ka më atë energjinë e fillim ’90-s. Emigracioni, ndryshimi i stilit të jetesës dhe rënia e lindjeve kanë bërë që mosha mesore po arrin në 39 vjeç. Eurostat bëri të ditur së fundmi se Shqipëria, ndonëse ende relativisht e re në raport me vendet e zhvilluara, po plaket dy herë më shpejt sesa Europa. Kombet e Bashkuara parashikojnë që në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë më të plakur në botë.

Bizneset i kanë harruar të gjitha telashet e tjera dhe nuk ankohen më për tatimet e doganat, por për mungesën e punonjësve. Nuk ka sektor të ekonomisë që të mos jetë i prekur, jo vetëm në gjetjen e fuqisë punëtore, por dhe te konsumi. Bizneset po frenojnë planet e tyre për zgjerim apo investime. Operatorët e turizmit, që sërish presin një lulëzim të të huajve edhe këtë vit, nuk e dinë se si do të arrijnë të akomodojnë kërkesat e turistëve. Bujqësia kishte rritje negative në tremujorin e tretë, pasi nuk po mbeten më njerëz të punojnë tokat apo të ruajnë bagëtinë dhe prodhimet e importit po mbysin tregun.

Rritja e produktivitetit, domosdoshmëri, tashmë që po ndryshon struktura e ekonomisë dhe kostoja e fuqisë punëtore, nuk është më avantazh, do të jetë e pamundur të arrihet pa një treg dinamik pune. Qeveria është më e qetë dhe akoma që emigracioni është kthyer në një shqetësim serioz, pasi kjo është një tendencë normale në të gjithë botën. E vërtetë, kudo ikin, proces që nuk e ndal dot, por ritmi me të cilin po ikin është shumë i lartë për madhësinë e ekonomisë vendase dhe pritet të shkaktojë zhbalancime të mëdha në të ardhmen në tregun e punës, nga tendencat e konsumit deri te skemat e pensioneve.

A mund të ndalen flukset e larta të emigracionit?! BERZH tha së fundmi se qeverisja e dobët është një shtytës kryesor i emigrimit. Së dyti, vetë modeli ekonomik ka promovuar punët e paguara pak. Për fat të mirë kjo e fundit po ndryshon si nevojë e vetë tregut. Bizneset kanë filluar të reflektojnë, në drejtim të pagave, praktikave të motivimit, etj. Ky është një proces afatgjatë dhe do të kërkojë kohë që të arrijë një ekuilibër të ri. Bizneset, si gjithnjë, do të ecin me ritme më të shpejta. Qeveria, së pari, duhet ta pranojë që kjo pandemi mund të bëhet vdekjeprurëse për ekonominë dhe të fillojë të kërkojë sa më shpejt për kurat. /Monitor

Previous Post

Basha në OKB, thotë se pati takime të rëndësishme: Rusia duhet të paguajë (VIDEO)

Next Post

Gaz lotsjellës dhe kontrolle në brigjet e La Manshit, ndërkohë që të mbyturit shtohen

albnews

albnews

Related Posts

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin
Albania

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

13 August, 2025
Viktima e mijëra të evakuuar në Europë, Spanja mobilizon ushtrinë, një ushtar humb jetën në Malin e Zi
Albania

Viktima e mijëra të evakuuar në Europë, Spanja mobilizon ushtrinë, një ushtar humb jetën në Malin e Zi

13 August, 2025
Shpërthim i fortë në Durrës
Albania

Shpërthim i fortë në Durrës

13 August, 2025
Next Post
Gaz lotsjellës dhe kontrolle në brigjet e La Manshit, ndërkohë që të mbyturit shtohen

Gaz lotsjellës dhe kontrolle në brigjet e La Manshit, ndërkohë që të mbyturit shtohen

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dua Lipa dhe motra e saj Rina rikrijojnë një kujtim të ëmbël nga fëmijëria

Dua Lipa dhe motra e saj Rina rikrijojnë një kujtim të ëmbël nga fëmijëria

13 August, 2025
Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

13 August, 2025
Trump po ndërton “Kupolën e Artë”, një sistem raketor që bota nuk e ka parë kurrë më parë

Trump po ndërton “Kupolën e Artë”, një sistem raketor që bota nuk e ka parë kurrë më parë

13 August, 2025
Viktima e mijëra të evakuuar në Europë, Spanja mobilizon ushtrinë, një ushtar humb jetën në Malin e Zi

Viktima e mijëra të evakuuar në Europë, Spanja mobilizon ushtrinë, një ushtar humb jetën në Malin e Zi

13 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5612 shares
    Share 2245 Tweet 1403
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2924 shares
    Share 1170 Tweet 731
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2778 shares
    Share 1111 Tweet 695
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2044 shares
    Share 818 Tweet 511
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1907 shares
    Share 763 Tweet 477
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM