Sulmuesi i Bayernit, Sadio Mane ka transformuar fshatin e tij të fëmijërisë Bambali – një fshat në jug të Senegalit – në një qytezë moderne.
Sulmuesi 30-vjeçar, i cili iu bashkua Bayern Munichut këtë verë në një marrëveshje të raportuar prej 45 milionë euro nga The Reds, u kthye në vendin e tij këtë muaj për të marrë pjesë në një lojë së bashku me El Hadji Diouf dhe Papiss Cisse.
Ai ka mbajtur gjithmonë një marrëdhënie të fortë me Bambalin dhe 2000 banorët që jetojnë atje.
Në të kaluarën, ai ka dhuruar shuma të konsiderueshme parash për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të fshatit, duke përfshirë një shumë prej 500,000 eurosh për një spital të ri që do të ndërtohet në qytetin e tij.
Dhe pasi ka dhuruar më parë 200,000 euro për ndërtimin e një shkolle të re, Mane thuhet se ka ndërtuar një pikë karburanti dhe një zyrë postare për të ndihmuar vendasit.
Llogaria në Twitter @AfricaFactsZone postoi një foto duke detajuar bujarinë e sulmuesit të Liverpoolit dhe është vërtet e pabesueshme.
Në prill 2018, ai dhuroi mbi 200,000 euro në mënyrë që brezi i ardhshëm i fëmijëve në Bambali të ketë një shkollë të re për t’u dhënë atyre një mundësi për të përparuar në jetë.
Kur The Telegraph foli me të për ndërtimin e një shkolle për brezin e ri, ai kërkoi që ajo të lihej jashtë intervistës, duke shtuar se “Unë nuk e bëj këtë për publicitet”.
Dhe në një intervistë me gazetën ganiane “nsemwoha”, Mane foli për dëshirat e tij të vërteta në jetë.
“Pse do të doja dhjetë Ferrari, 20 orë diamanti ose dy avionë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe për botën?”, deklaroi ai.
“Isha i uritur dhe më duhej të punoja në fushë, kam mbijetuar kohë të vështira, kam luajtur futboll zbathur, nuk kam pasur shkollim e shumë gjëra të tjera, por sot me ato që fitoj falë futbollit mund t’i ndihmoj njerëzit e mi”.
“Kam ndërtuar shkolla, një stadium, ne ofrojmë rroba, këpucë, ushqim për njerëzit që janë në varfëri ekstreme, përveç kësaj, u jap 70 euro në muaj të gjithë njerëzve në një rajon shumë të varfër të Senegalit që kontribuon në ekonominë e tyre familjare”.
“Nuk kam nevojë të ekspozoj makina luksoze, shtëpi luksoze, udhëtime dhe madje edhe aeroplanë. Unë preferoj që njerëzit e mi të marrin pak nga ajo që më ka dhënë jeta”, ka shtuar më tej ai.