Vesa Vllasaliu u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo për më shumë se një muaj shpalosi gjithçka në këtë format, e sidomos u komentua shumë rasti me shoqen e ngushtë, të cilën e akuzoi se i kishte marrë burrin.
Menjëherë pas daljes nga spektakli, Vesa dha një intervistë për Prive.
E pyetur nëse nëse do ta shikojë intervistën e shoqes së saj, Edonës, ajo u shpreh: “As që kam për ta parë intervistën”.