• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Si shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Si shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

by albnews
12 October, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Shumë njerëz mendojnë se fituesi i garës presidenciale në SHBA përcaktohet ndërsa media njofton përfundimin e procesit zgjedhor dhe kur kandidati që ka humbur zgjedhjet mban një fjalim dhe e pranon rezultatin. Por e vërteta është se shpallja zyrtare e fituesit të garës presidenciale është një proces disa mujor që nuk përfundon deri në janar.

Ky proces në thelb përfshin amerikanët, të cilët votojnë për zgjedhur anëtarët e Kolegjit Elektoral, këta të fundit votojnë për të zgjedhur Presidentin dhe më pas Kongresi shpall shpall fituesin e zgjedhjeve.

“Ditën e zgjedhjeve votohet për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, në dhjetor ata mblidhen dhe votojnë për presidentin e më pas në janar Kongresi certifikon procesin”, thotë Amy Dacey, drejtoreshë ekzekutive e Institutit Sine për Politikë e Politika në Universitetin Amerikan.

Përveç Kolegjit Zgjedhor, certifikimi i fituesit të zgjedhjeve presidenciale përfshin Senatin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Arkivat Kombëtare.

Ky proces katër-mujor është rezultat i një kompromisi mes atyre që njihen si etërit e kushtetutës amerikane, të cilët nuk ishin të bindur se votuesve mund t’u besohej të zgjidhnin një udhëheqës të denjë.

“Kjo u krijua sepse nuk kishte aq besim tek qytetarët për ta marrë atë vendim”, thotë Dacey.

“Ata nuk besonin se populli amerikan duhet ta zgjidhte drejtpërdrejt presidentin dhe nënpresidentin, por ata gjithashtu nuk donin që Kongresi të ishte institucioni i vetëm që të kishte në dorë procesin e përzgjedhjes”, shton ajo.

Ekspertët e zgjedhjeve parashikojnë se numërimi i fletëve të votimit do të zgjasë më shumë këtë vit për shkak të pandemisë dhe numrit të shtuar të amerikanë që do të votojnë nëpërmjet postës.

“Këto janë procedura ligjore që duhet të ndiqen”, thotë Lia Merivaki, asistent-profesoreshë për Politikën Amerikane në Universitetin Shtetëror të Misisipit.

“Nxitja që rezultati të shpallet ditën e zgjedhjeve do të krijojë më shumë konfuzion dhe mosbesim dhe ndoshta… shumë do të fillojnë të padisin shtetet sepse ata presin që rezultati të shpallen natën e zgjedhjeve. Kjo do ta bëjë punën e zyrtarëve të zgjedhjeve dhe atyre shtetërorë më të vështirë ndërsa ata përpiqen të sigurojnë një proces transparent e të drejtë”, shton ajo.

Pasi të 50 shtetet, plus kryeqyteti i vendit, përfundojnë procesin e numërimit të votave të hedhura fizikisht në qendrën e votimit, ato të ardhura me postë si dhe votat e diskutueshme, guvernatorët e shteteve hartojnë listën e anëtarëve të Kolegjit Elektoral. Kopja e kësaj liste, e njohur si Certifikata e Vërtetimit, i dorëzohet kreut të Arkivit Kombëtar.

Më pas anëtarët e Kolegjit Elektoral mblidhen në kryeqytetet e shtetit të tyre, për të votuar zyrtarisht për presidentin dhe nënpresidentin. Kjo duhet të ndodhë të hënën e parë, pas të mërkurës së dytë të muajit dhjetor. Këtë vit kjo datë i takon të jetë më 14 dhjetor.

Anëtarët e Kolegjit Elektoral në secilin prej shteteve plotësojnë ato që njihen si Certifikatat e Votimit dhe ia dërgojnë ato Senatit, Arkivit Kombëtar dhe zyrtarëve shtetërorë. Sapo ky proces përfundon, Kolegji Zgjedhor nuk kryen më asnjë funksion tjetër deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Hapi i fundit në proces do të ndodhë më 6 janar të vitit 2021, kur Kongresi do të mblidhet për të numëruar votat elektorale dhe për të certifikuar zyrtarisht fituesin. Procesi zakonisht është ceremonial, por mund të ketë edhe kundërshtime. Në vitin 1969 dhe 2005 pati kundërshtime për disa vota të Kolegjit Zgjedhor, por Dhoma e përfaqësuesve dhe Senati i hodhën poshtë ato dhe votat në fjalë u numëruan. Ende nuk dihet nëse do të ketë apo jo kundërshtime pas zgjedhjeve të vitit 2020, por Presidenti Donald Trump ka bërë vazhdimisht pohime të pabazuara për manipulime të gjera lidhur me votimin përmes postës.

“Ky është një territor i panjohur dhe shpresoj të mos mbërrijmë deri aty sepse do të ishte një përpjekje për të ndryshuar vite të tëra normash e procedurash demokratike”, thotë Merivaki.

“Mendoj se do të ishte diçka tejet ekstreme nëse Senati do të ndërmerrte ndonjë veprim që anulonte vullnetin e njerëzve. Do të ishte diçka shumë problematike për statusin e demokracisë në Shtetet e Bashkuara … Nuk do të kishim më të bënim me demokraci”, shton ajo.

Dacey mendon se ndërlikimet mund të lindnin nëse fituesi i votës popullore nuk do të ishte gjithashtu edhe fitues i Kolegjit Elektoral.

Më 2016, presidenti Trump fitoi Kolegjin Zgjedhor, por ai humbi votën e popullore përballë demokrates Hillary Clinton.

E njëjta gjë ndodhi në vitin 2000, kur republikani George W. Bush fitoi Kolegjin Zgjedhor, por humbi me një diferencë të ngushtë votën popullore ndaj demokratit Al Gore.

“Mendoj se pyetja më kryesore është: A ndihen amerikanët kur hedhin votat e tyre në ditën e zgjedhjeve, se ajo do të jetë një faktor vendimtar se kush do t’i përfaqësojë ata? Në çdo palë zgjedhje të tjera është, sepse është vota popullore që përcakton”, thotë Dacey. “Mendoj se kjo mund ta ulë besimin e njerëzve tek procesi dhe angazhimin e tyre. Unë dua që gjithnjë e më shumë njerëz të votojnë. Dhe nëse ata mendojnë se vota e tyre popullore, vota e tyre në ditën e zgjedhjeve nuk e merr atë vendim, mendoj se thjesht do të shkaktojë një sfidë për pjesëmarrjen dhe besimin e njerëzve tek sistemi”, shton ajo.

Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 3 nëntor. \ VOA

Previous Post

Bjellorusia kërcënon me përdorimin e armëve në protestat e opozitës

Next Post

Haradinaj: Nëse nuk përkrahet Ramushi për president, edhe zgjedhjet janë zgjidhje

albnews

albnews

Related Posts

Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia, zbulohet edhe “kampioni”
Bota

Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia, zbulohet edhe “kampioni”

19 May, 2025
BE dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje 12-vjeçare për anijet e peshkimit
Bota

BE dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje 12-vjeçare për anijet e peshkimit

19 May, 2025
Biden diagnostikohet me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë
Bota

Biden diagnostikohet me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë

19 May, 2025
Next Post
Haradinaj: Nëse nuk përkrahet Ramushi për president, edhe zgjedhjet janë zgjidhje

Haradinaj: Nëse nuk përkrahet Ramushi për president, edhe zgjedhjet janë zgjidhje

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 May, 2025
BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

19 May, 2025
Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

19 May, 2025
Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4713 shares
    Share 1885 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM