• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Si ta mbrojmë sërish botën e lirë. Analiza e Chris Patten

Si ta mbrojmë sërish botën e lirë. Analiza e Chris Patten

by albnews
8 May, 2021
in Bota, UK
0
3
VIEWS

Nga Chris Patten

Ne nuk e kemi dëgjuar prej kohësh shprehjen “bota e lirë”, dhe sigurisht që nuk dëgjuam qëDonald Trump të cilësohej si “udhëheqësi i botës së lirë”kur mbante postin e presidentit të SHBA-së. Por kur unë isha ende fëmije në vitet 1950–1960, këto terma ishin të zakonshme në diskutimet e politikës ndërkombëtare.

Pavarësisht se nuk po përdoren më, ato nuk janë sot më pak të rëndësishme. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, demokracitë evropiane, amerikano-veriore dhe demokracitë e tjera, e pranuan se ishin përballur me kërcënimin ushtarak dhe politik të aleatit të tyre të dikurshëm, Bashkimit Sovjetik të Stalinit.

Ato e përshkruanin veten si “Perëndimi”. Diplomati amerikan George F.Kennan e përdori këtë term në të famshmin “Telegram i Gjatë” që ai i dërgoi nga Moska Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin ai e përshkroi sfidën themelore ndaj lirisë dhe mënyrës sonësë jetesës që na vinte nga një sistem, pamja e të cilit për realitetin ishte e papajtueshme me atë të shoqërive të hapura kapitaliste.

“Bota e lirë” ishte një term i shumë–përdorur. Ai përfshinte ndonjëherë vende që ishin çdo gjë përveçse jo të lira – si ato përreth Mesdheut që drejtoheshin nga gjeneralë ushtarakë të pazgjedhur nga populli – dhe që në raste të rralla kryenin funksione propagandistik:E si mund të ishte dikush kundër lirisë?

Por koncepti ishte edhe një mënyrë e dobishme për të përcaktuar bashkëpunimin e vendeve që ishin në përgjithësi demokraci liberale me ekonomitë e tregut. Këto vende, kishin qeveri të cilat qytetarët e tyre mund t’i zëvendësonin me zgjedhje paqësore dhe të ndershme. Shumicat politike ishin të kufizuara nga respekti që kishin për mendimet e pakicave.

Shoqëritë tilla kishin kontrolle dhe ekuilibra kushtetues, shtetin e së drejtës dhe që e lejonin -madje e inkurajonin – lirinë e shtypit dhe të investigimit, të fesë dhe mendimit ndryshe.

Për më tepër, ata u bashkuan në aleanca, duke mos i nënshtruar ngacmimeve të fqinjëve të tyre më të mëdhenj.

Sigurisht, këto demokraci ishin larg nga të qenit të përsosura. Ato bënë gabime, nganjëherëduke mos arritur standardet dhe vlerat e tyre (megjithëse ato zakonisht e dinin se kur e bënin këtë gjë).

Por nën konceptin e tyre të qeverisjes, ligji u shërbeu njerëzve dhe jo anasjelltas. Qytetarët nuk kishin frikë se mos policia u trokiste në derë gjatë natës, teksa zhvillimi u rrit dhe u përhap, edhe pse jo gjithmonë aq gjerësisht sa mund të dëshironte dikush.

Udhëheqësi i njohur i kësaj aleance midis vendeve me parime të përbashkëta ishte presidenti amerikan. SHBA-ja kishte luajtur një rol vendimtar në fitoren mbi fashizmin, nazizmin dhe nacionalizmin brutal, dhe më pas ndërtoi një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të cilit do t’i nënshtroheshin të gjithë, dhe në të cilin të gjithë mund të lulëzonin në paqe.

Kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, konsensusi dërrmues brenda demokracive liberale, ishte se shembja e komunizmit sovjetik do të thoshte një fitore për ta, për botën e lirë. Megjithatë, sot demokracitë liberale po përballen sërish me sfida të mëdha në mbrojtje të vlerave të tyre dhe në rindërtimin e një rendi global, të cilin Rusia dhe Kina (me ekonomitë e tyre në rritje) do ta pranonin me mirëbesim, dhe në bazë të së cilës ata do të kryejnë marrëdhëniet e tyre me të tjerët.

Si mundemi ne që jetojmë në shoqëri të lira, dhe që e duam që ajo dhe vlerat e saj të mbijetojë, të cilat janë vendosur për të mbrojtur botë ne lirë sot? Ne mund t’ia fillojmë duke kujtuar disa nga mesazhet në telegramin e Kennan drejtuar eprorëve të tij politikë në Uashington.

Amerika “duhet të formulojë dhe të paraqesë për kombet e tjera një panoramë shumë më pozitive dhe konstruktive të llojit të botës që ne do të dëshironim të shihnim”, argumentoi Kennan. “Ne duhet të kemi guxim dhe vetëbesim për t’u kapur pas metodave dhe konceptimeve tona të shoqërisë njerëzore”-shtoi ai.

Kjo është tani një nga sfidat e shumta me të cilat përballet administrata e presidentit amerikan Joe Biden. Trump ishte një nacionalist merkantilist, që nuk besonte as tek aleatët, dhe as në të drejtat universale të njeriut.

Ndërsa ai theksoi me saktësi disa nga sjelljet më të këqija të Kinës, ai i përçmoi miqtë tradicionalë të Amerikës, dhe kryesisht e injoroi sjelljen brutale të Rusisë, dhe dështoi të sigurojë ndonjë vizion për lirinë dhe demokracinë, për të mobilizuar opinionin ndërkombëtar.

Për Joe Biden, agjenda ndërkombëtare fillon që në shtëpi: mposhtja e pandemisë së koronavirusit, shpëtimi i ekonomisë amerikane, shërimi i ndarjeve racore, dhe rivendosja e mirësjelljes, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj debatit publik amerikan.

Për botën, ai ka thënë se është tashmë i gatshëm të bashkëpunojë me Kinën, madje edhe me Rusinë, në përpjekjen për të trajtuar problemet globale si ndryshimi i klimës, por theksoi se SHBA-ja nuk duhet të luajë rolin e lutëses. Për shembull, Kina, është padyshim më e sfiduar nga ngrohja globale sesa çdo vend tjetër.

Administrata e Biden mund të bashkëpunojë me vendet e tjera të zhvilluara në një aleancë për të siguruar vaksinat anti-Covid në pjesët më të varfra të botës, dhe t’i ndihmojë ata me njëndihmë në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm, në vend se t’i ngarkojë ata me borxhe të mëdha për të financuar projekte të diskutueshme, siç po bën aktualisht Kina.

Këto vende duhet ta bëjnë të qartë se si brenda po ashtu edhe jashtë vendit, ata dëshirojnë qëta trajtojnë problemin e pabarazitë në pasuri, dhe të zbatojnë rregulloren globale të tregtisë dhe të drejtave të njeriut në një mënyrë të drejtë për të gjithë. Për më tepër, demokracitë liberale duhet të ofrojnë mbrojtje ekonomike dhe të sigurisë ndaj atyre që ngacmohen dhe kërcënohen nga Kina apo Rusia.

Liria duhet të shihet se është e zbatueshme nga të gjithë. Ne duhet t’i ndalojmë vendet e veçanta që të ndërmarrin veprime që janë thjesht të dëmshme për interesat e tyre.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur demokracinë liberale, është ta praktikoni atë brenda dhe jashtë vendit me “guximin dhe vetëbesimin” që kërkoi Kennan në fillimin  e Luftës së Ftohtë. Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të siguruar mbijetesën e konceptit tonë mbi lirinë e njeriut. Dhe do të mbijetojë si e tillë.

Shënim: Chris Patten, guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut, dhe një ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme, është aktualisht kancelar i Universitetit të Oksfordit. /

“Project Syndicate” – Bota.al

Previous Post

Pesë mitet e mëdha rreth Luftës së Dytë Botërore

Next Post

Rritja e fuqisë së gjigantëve të teknologjisë po i shqetëson qeveritë

albnews

albnews

Related Posts

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?
UK

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Next Post
Rritja e fuqisë së gjigantëve të teknologjisë po i shqetëson qeveritë

Rritja e fuqisë së gjigantëve të teknologjisë po i shqetëson qeveritë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM