Si të dobësoheni 2 kg për 3 javë?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëse nuk arrini të dobësoheni pavarësisht përpjekjeve të bëra, atëherë mos nxitoni të lini ushtrimet. Disa ndryshime të shpejta mund t’ju ndihmojnë të jepni 2 deri në 4 kg për 3 javë.

Specialistët pasqyruan rrugët e dobësimit të shpejtë duke shpëtuar nga yndyra e tepërta.

Konsumoni karbohidrate në masën e duhur

Ekuilibroni marrjen e karbohidrateve duke marrë më shumë në disa ditë e në disa të tjera më pak. Veçanërisht gjatë ditëve që konsumoni proteina dhe zarzavate të pasura me fibra pakësoni edhe më shumë marrjen e karbohidrateve.

Ky lloj qëndrimi zigzag do të mbajë aktiv metabolizmin, transmeton Telegrafi.

Lërini ushtrimet për një javë

Ndonjëherë e keni të vështirë të dobësoheni sepse trupi juaj nuk pushon sa duhet. Nëse ndodheni në kufirin e ushtrimeve të tepërta trupi juaj do të mbajë shumë ujë dhe nuk do të mund të rezistojë.

Pushimi për një javë do të ndihmojë në rigjallërimin e metabolizmit dhe ekuilibrit te ujit.

Ndryshoni mënyrën e ushtrimeve

Nëse bëni të njëjtin ushtrim për një kohë të gjatë, atëherë nuk do të keni përmirësime.

Duke pakësuar kohën e pushimit në mes ushtrimeve dhe duke nxjerrë në 10 numrin e ushtrimeve brenda javës mund të përshpejtoni procesin e djegies së kalorive.

Merrni më shumë proteina

Një rrugë tjetër e dobësimit me 2 kg është dhe rritja e sasisë së proteinave në ushqim. Në këtë mënyrë do të parandaloni humbjen e muskujve pa yndyrë. Muskujt do të rikthehen shpejt në gjendjen e mëparshme.

Rritja e sasisë së proteinave do të rrisë dhe mesataren metabolike. Për të rritur sasinë e proteinave konsumoni shumë mish pulë, mish pa yndyrë, të bardhën e vezës, peshk dhe djathë fshati me pak yndyrë. /

Share This Article