Në ditët e sotme, ku e mbarë bota po kalon një periudhë “të trazuar” si rrjedhojë e krizës ekonomike globale, kryefjala për qytetarët shqiptarë por jo vetëm, është dhe do të jetë fjala kursim. Të gjithë qytetarët kërkojnë të shmangin shpenzimet e tepërta, të kursejnë para për të ruajtur nivelin e mirëqenies dhe të zgjedhin produkte e shërbime cilësore, me çmime dhe tarifa më të lira. Për këto arsye, EasyPay dhe Ria Money Transfer kanë ideuar një fushatë promocionale të re dhe inovative, që do të ndihmojë të gjithë qytetarët shqiptarë të kursejnë më shumë, edhe në dërgesat e parave.
Në thelbin e saj, marka ndërkombëtare Ria, nënvizon vlerat njerëzore, empatinë dhe dashurinë për familjen, miqtë e njerëzit e zemrës, ndaj kjo fushatë promocionale merr emërtimin “Sill një mik në Ria dhe prezantoje me tarifat më të lira!”. Me misionin për të ndihmuar njerëzit të jetojnë një jetë më të mire dhe më të lehtë, EasyPay dhe Ria Money Transfer kanë vendosur që për here të parë në industrinë financiare në Shqipëri, të përfitojnë jo vetëm klientët e tyre besnikë, por edhe ata që nuk e kanë përdour kurrë më parë shërbimin e dërgesave të parave.
Kështu, qytetarët shqiptarë do të kursejnë para me komisione më të ulëta në dërgesat e parave nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të botës. Për të përfituar nga kjo mundësi e shkëlqyer, është vërtetë e thjeshtë.
Për klientin e ri:
- Merrni nga miku juaj (që ka kryer më parë të paktën një dërgesë nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të botës), kodin unik të klientit që gjendet në çdo mandat të një transaksioni dërgues
- Nëse nuk keni kodin, jepni kredencialet (emër, mbiemër, datëlindja, etj.) e personit që ju ka referuar
- Kryeni transaksionin e parë dhe përfitoni 50% zbritje nga komisioni
Për klientin ekzistues:
- Sigurohuni që transaksioni i parë i mikut tuaj ka përfunduar
- Përfitoni 20% zbritje nga komisioni në transaksionin e rradhës, brenda periudhës së fushatës
Kjo fushatë speciale e krijuar nga bashkëpunimi i shkëlqyer me EasyPay dhe Ria Money Transfer do të vazhdojë për më shumë se një muaj, nga data 20 Janar, deri në datën 28 Shkurt 2023 dhe do të jetë e vlefshme në çdo pikë të autorizuar EasyPay – Ria. E teksa ne do të kujdesemi që paratë tuaja të shkojnë shpejt e sigurt në destinacion, ju duhet të siguroheni vetëm që të dërgoni para aty ku vërtetë ka rëndësi…