ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 34 minutes ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 36 minutes ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 42 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 46 minutes ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 52 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Si të shmangni ngrënien e tepërt dhe konstante kur qendroni ne shtëpi?! – Ja dy këshilla praktike

albnews by albnews
9 April, 2020
in Bota
0
Si të shmangni ngrënien e tepërt dhe konstante kur qendroni ne shtëpi?! – Ja dy këshilla praktike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka arsye fiziologjike për t’u kthyer tek ushqimi kur bota është kthyer përmbys. Trupi ka tendencë të dëshirojë ushqime me kalori të lartë dhe me sheqer të lartë gjatë kohërave stresuese, pasi këto ushqime ofrojnë energji afatshkurtra. Stresi çon në nivele të ngritura të kortizolit, të cilat mund të rritin oreksin. Dhe ushqimet me sheqer gjenerojnë dopaminë, neurotransmetuesin e lidhur me motivimin dhe shpërblimin. Ashtu si sjelljet e tjera të çrregullta, edhe ngrënia impulsive “mund të aktivizojë qendrën e kënaqësisë së trurit tuaj, por gjithashtu mund t’ju largojë psikologjikisht nga emocioni negativ që po ndjeni në atë kohë”.

Kërkimi i kënaqësisë përmes ushqimit është një strategji e zakonshme. Nga të rriturit e anketuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane në vitin 2013, 38% raportuan se kishin mbi ngrënë ose kishin ngrënë ushqime jo të shëndetshme në muajin e kaluar për shkak të stresit. Jim Quick, një profesor menaxhimi në Universitetin e Teksasit në Arlington, thotë se (së bashku me konfliktin e menaxhuar keq) faktorët kryesorë në stresin në punë janë pasiguria dhe mungesa e kontrollit, dy gjëra që tani janë në furnizim të lartë.

RelatedPosts

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

Kështu, ngrënia nganjëherë emocionale është “I vetmi mjet përballues që kemi në çantën tonë, sidomos gjatë kohërave si tani”, thotë Katherine Kimber, një dietologe e regjistruar dhe zëdhënëse e Shoqatës Britanike Dietike. Ja cilat janë dy pikat kyçe për të pasur parasysh kur jeni të mbyllur në shtëpi:

Lidhuni dhe komunikoni me familjen e miqtë

Është e rëndësishme të ruani marrëdhëniet me ata që kishit edhe para periudhës së karantinës, duke ruajtur kështu sadopak ritualet e përditshëmrisë suaj dhe duke reduktuar stresin e pa shpjeguar që ju kaplon gjatë ditës. Flisni me miqtë e familjarët për tema të ndryshme përfshirë këtu edhe ushqimin, receta të ndryshme apo ide mbi çfarë të gatuani gjatë ditës duke i dhënë kështu rëndësi vakteve dhe jo ushqimit të pa justifikuar apo dëshirës impulsive për ushqim.

Menaxhoni nxitësit tuaj

Dëshira e çrregullt për udhqim ju vjen në momente stresi, ankthi ose vështirësish gjatë punës nga shtëpia ose për arsye të ndryshme që kanë lidhje më ndryshimin e ritualeve ditore që kishit para se të ndodhte situata e masave kufizuese. Është e këshillueshme që të dalloni nxitësit që ju çojnë drejt ushqimit që në momentin e parë që ato dalin në sipërfaqe, duke folur me ata që jetojnë me ju ose në telefon dhe rrjete sociale me miqtë e familjarët. Mundohuni të fokusoheni në vende që ju qetësojnë, njerëz që ju dihmojnë të ktheheni sërish pozitiv dhe veprime që ju ndihmojnë të shplodheni nga mbingarkesa emocionale ose nervore. Kështu do të mund të evitoni konsumin e tepërt të ushqimit si ilaç kundra stresit dhe ta shihni atë më shumë si një kënaqësi fizike dhe shpirtërore që ju bën mirë.

Ruani një ekuilibër ditor dhe regjim të shëndetshëm jetese edhe pse jeni mbyllur në shtëpi, qoftë duke bërë aktivitet fizik në kushte shtëpie por edhe duke respektuar orare fikse zgjimi dhe gjumi për të ruajtur më pas dhe një skemë ushqimore fikse dhe të shëndetshme. (BBC)

E . S / SCAN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result