Një agjent rus foli në një gjykatë në Londër për dërgimin e një “k*rve vërtetë s*ksi” për të “futur në ‘kurthin e mjaltit’” një gazetar fitues të çmimeve, në një komplot spiun.
“Rupert Ticz”, i njohur si shtetasi austriak Jan Marsalek, shkëmbeu një sërë mesazhesh me spiunin kryesor Orlin Roussev në lidhje me operacionin ndaj gazetarit investigativ të Bellingcat Christo Grozev në vitin 2021, u tha në gjyqin në Old Bailey të Londrës, sipas mediave të huaja.
Dyshja diskutuan për krijimin e një romance të rreme mes zotit Grozev dhe estetisten me bazë në Londër, Vanya Gaberova, në një bisedë të koduar, shkruan A2 CNN.
Gaberova, 30 vjeç, kishte udhëtuar në Valencia në Spanjë si pjesë e një ekipi për të spiunuar zotin Grozev në një konferencë në Hotel Palace, ku mori pjesë edhe themeluesi i Bellingcat, Eliot Higgins, u thanë jurisë.
Roussev kishte vënë në dukje se Grozev kishte pranuar “shumë shpejt” një kërkesë në Facebook nga Gaberova.
Më 28 shtator 2021, ai i tha Marsalek se objektivi i tyre “duket i lidhur dhe i dashuruar me Vanya” dhe kishte filluar të “pëlqente” fotot dhe postimet e saj.
“Ne mund të kalojmë ngadalë drejt romancës. Ngadalë e shtyjmë për një takim,” shkroi ai në një mesazh.
Marsalek pyeti nëse ajo “do të ishte e gatshme për këtë” dhe paralajmëroi: “Le të presim pak, të mos e nënvlerësojmë djalin dhe paranojën e tij”.
“Shpresoj që ajo të mos bie në dashuri me të. Unë e kam pasur atë problem më parë me një kurth ‘mjalti’”, shtoi ai.
Roussev vazhdoi: “Ju keni nevojë për vajza të forta, të sigurta dhe të drejtuara nga pavarësia. Vanya është shumë, shumë bindëse dhe shumë e pavarur… [një] k*rvë e vërtetë s*ksi.”
Prokurorja Alison Morgan KC u tha juristëve se Gaberova ishte angazhuar në kapjen e fotografive të vëzhgimit të z. Grozev në konferencë.
“Roussev më vonë do të kërkonte të përdorte softuerin e njohjes së fytyrës për të kontrolluar nëse imazhi tregonte Christo Grozev me Higgins së bashku,” tha ajo.
Juristët kanë dëgjuar se Roussev, 46 vjeç, nga Great Yarmouth, Norfolk, dhe një i pandehur tjetër, Biser Dzhambazov, 43 vjeç, nga Harrow, në veriperëndim të Londrës, janë deklaruar fajtorë për komplot për të spiunuar për Rusinë.
Shtetasja bullgare Gabverova, Katrin Ivanova, 33 vjeç dhe Tihomir Ivanov Ivanchev, 39 vjeç, janë në gjyq në Old Bailey për dyshimin se janë pjesë e të njëjtit rrjet spiun me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë seanca gjyqësore u shty për nesër në mëngjes.