Si u kthye personazhi parazit ‘Robert Çamçakëzi’ në krahasimin perfekt ndaj krerëve të PS

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Roli dytësor i aktorit Shpëtim Shmili, Robert Çamçakëzi, në filmin “Horizonte të hapura” ëështë kthyer në batutën e preferuar të politikanëve shqiptarë. Sot kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp e krahasoi kryeministrin Edi Rama me “Robert Camçakëzin”, duke ia kthyer kështu me të njëjtën ‘monedhë’, batutën që kreu i qeverisë bëri duke e krahasuar me një ‘shofer tramvaji’.

“Shumica dërrmuese e të rinjve se mbajnë mend një film ku një person, endej nga kantieri në kantier, ku ishte personazhi i ‘Robert Çamçakëzi’. Edi Rama është Robert Çamçakëzi,”-tha sot Basha.

Por kjo nuk është hera e parë që një batutë e tillë përdoret nga politika shqiptare. Ka qënë vetë kryeministri Edi Rama, ai që e ka përdorur për herë të parë ndaj liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në librin e tij “Kurban”, të publikuar disa ditë më parë, Rama shkruante se ishte penduar për krahasimin që i kishte bërë Nanos me personazhin “parazit” të filmit.

“Nëse koha do të mund të kthehej mbrapsht, s’do ta kisha bërë më atë batutën e bujshme të krahasimit të Fatosit me Robert Çamçakëzin, dembelin “me shfaqje të huaja” të portit të Durrësit në një film kult të socrealizmit për heroin e klasës punëtore, Adem Reka,”- shkruante Rama në ‘Kurban’.

Mesa duket kjo fushatë do të përmbushë parashikimin e kryeministrit Edi Rama…do të jetë shumë interesante. Me batuata, ironi dhe “tregim muskujsh” nga të gjitha palët, liderët e partive më të mëdha në vend kanë “ndezur motorët” e garës. Na mbetet vetëm të ‘shijojmë’ gjithë çfarë ndodh dhe më pas të votojmë…

P.S., Personazhi i Robert Çamçakëzit në film protretizon një të ri që nuk e do punën dhe që endet nëpër kantieret e portit të Durrësit pa dhënë kontributin e tij për “partinë” dhe vendin. Ndryshe nga ai heroi i filmit, Adem Reka, ndërron jetë gjatë një incidenti në punë.

https://www.youtube.com/watch?v=Aqs5wbYoW_s&feature=emb_title
Share This Article