• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Si u ndal vëllavrasja mes shqiptarëve të Kosovës

Si u ndal vëllavrasja mes shqiptarëve të Kosovës

by albnews
30 November, 2020
in Kosova
0
6
VIEWS

“Më kujtohet një rast kur në fakultet kisha një student shumë të mirë. Vitin e parë të studimeve ai mori notë të shkëlqyeshme. Ishte shumë simpatik dhe i zellshëm. Por, ai nuk erdhi në provimin e vitit të dytë, po ashtu as në vitin e tretë. Ç’ndodhi? Erdhi në vitin e katërt, pas dy vjetësh “pushim”. Kur e pashë, i thash: “Po pse s’erdhe në provim, morë djalë?”. “Profesor, – tha, – s’kam mundur se jemi në gjak! Jemi të ngujuar! Ata nuk na kanë dhënë besë, por sot kam ardhur tinëz!”. Anton Çeta.

“Jo atyne që janë trima me ngrehë gishtin e krimit, por atyne që janë burra me shtri dorën e pajtimit”, kështu ftonte Adem Demaçi rininë e Kosovës nëpërmes romanit “Gjarprijt e gjakut” për t’i dhënë fund vëllavrasjes.

Adem Demaçi është një kapitull me rëndësi të veçantë në këtë lëvizje, është fryma motivuese e studentëve që morën iniciativën për t’i pajtuar shqiptarët mes vete. Romani “Gjarprijt e gjakut”, sado i veshur nën petkun letrar, në të vërtet kishte një mesazh politik kombëtar drejtuar bashkombësve për të braktisur konfliktet mes tyre, veçanërisht gjakmarrjen.

Demaçi, duke parë se si gjarpërinjtë e gjakut bashkë me gjarpërinjtë e sistemit pushtues po na i merrnin gjakun, po e varfëronin dhe po e rrezikonin jetën e shqiptarëve, atë substancën dhe mbijetesën tonë kombëtare në trojet tona shekullore, duke qenë i pa kompromis fton fuqishëm popullin, posaçërisht rininë shqiptare, t’i japë fund vëllavrasjes.

“Mshoju edhe pak, mshoju, e naljau turrin ktyne gjarpnojve t’gjakut, qi po munohen hala me ecë e me i përlye me marre kto malet tonat, me i fëlliqë kit dhe tonin!… – Nalni!…. Nalni!… Shtypjauni kryet!….”.

Si filloi aksioni Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë?

“Nuk janë forcat policore serbe ata që po vrasin demonstruesit në Kosovë. Por, vrasjet po i bëjnë shqiptarët mes vete sipas ligjeve të Kanunit të Lekës”. Ishte kjo deklaratë zyrtare e Beogradit që motivoi rininë shqiptare t’i pajtojë gjaqet e t’ia tregojë botës agresorin e vërtetë.

Është e vërtetë se mijëra familje në Kosovë ishin të hasmëruara dhe kërkon gjak, ata pretendonin se u ishte bërë padrejtësi. E brenda një shteti ku nuk gjen drejtësi, atë duhet ta bësh vetë, përmes grykës së pushkës, kështu besohej atëkohë.

Për gjaqet, historikisht ka pasur lëvizje që inicionin faljen e tyre. Kjo gjë asnjëherë nuk i pëlqeu Beogradit. Ata preferonin që populli ynë të vetëvritej. Rrjedhimisht, kur një familjes shqiptare i vritej sugari, ata mirë e dinin se kush ishte dorasi, por shteti Jugosllav parapëlqente të mos vepronte.

Familja viktimë, meqë shteti nuk i sillte drejtësi, duke mos gjykuar arsyeshëm dhe të verbuar për hakmarrje, shpesh nxjerrin hak vet. Këtë praktikë barbare Beogradi e përdorte për të vrarë shqiptar gjatë demonstratave që mbaheshin anë e kënd Kosovës.

Vetëm brenda katër ditëve, nga 27 janari deri më 31 janar 1990, Policia e Serbisë vrau dhe plagosi mbi 100 demonstrues. Beogradi nuk e pranonte, përkundrazi thoshte se shqiptarët2 po vriten mes vete sepse vëllavrasjen e kanë në gjak. Kjo deklaratë e rrejshme e mërziti dhe zemëroi rininë shqiptare.

Ideorja e aksionit — Have Shala Gërguri, këtë ide e diskutoi me Myrvete Dreshajn, Brahim Dreshajn e Lulëzim Etemajn, derisa po pritnin të largohej një autoblindë në hyrje të Pejës, pastaj për t’u futur në qytet. Për të biseduar lidhur me finalizimin e kësaj ideje, ata u takuan në shtëpinë e Adem Grabovcit, që tanimë ishte bërë pikëtakim për organizimin e demonstratave. Aty, të pestë, studentë dhe ish-të burgosur, hartuan planin për të realizuar Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë.

Porosia e Anton Çetës

“Të bëni çmos, që deri në Vitin e Ri të mos ketë më asnjë gjak të pa falur në Kosovë. Të ndikojmë me fjalën tonë të urtë, të shtrihet dora e pajtimit. Pse të bartim këtë barrë të rëndë e të neveritshme, kur na fisnikërojnë virtyte të tjera të larta nga tradita, si besa, bujaria, mikpritja, gajreti. TA ZHDUKIM, PRA, PLAGËN E GJAKMARRJES. TA ZHDUKIM!”, thoshte Anton Çeta për “Zërin e rinisë” më 7 prill 1990.

Anton Çeta edhe pse në moshë të shtyrë nuk la dy gurë bashkë pa i lëvizur vetëm që të falen gjaqet. Menjëherë pasi studentët e kërkuan ndihmën dhe përkrahjen e tij, Çeta u dashurua në këtë lëvizje. E mori ngryk dhe nuk e lëshoi derisa u falen gjaqet.

“Disa të rinj me një profesor, me një burrë, me një pleqnar… pastaj erdhën edhe profesorë e intelektualë të tjerë. Pastaj erdhën të gjithë. Kosova po i fal gjaqet, po e braktis zakonin e zymtë të gjakmarrjes. Çelni udhë rinisë…”, porosia e Anton Çetës.

Profesori kujton çastet më prekëse të këtij aksioni. Momente kur sytë e një pleqnari rrjedhin lot.

“Më kujtohet një rast kur në fakultet kisha një student shumë të mirë. Vitin e parë të studimeve ai mori notë të shkëlqyeshme. Ishte shumë simpatik dhe i zellshëm. Por, ai nuk erdhi në provimin e vitit të dytë, po ashtu as në vitin e tretë. Ç’ndodhi? Erdhi në vitin e katërt, pas dy vjetësh “pushim”. Kur e pashë, i thash: “Po pse s’erdhe në provim, morë djalë?”. “Profesor, – tha, – s’kam mundur se jemi në gjak! Jemi të ngujuar! Ata nuk na kanë dhënë besë, por sot kam ardhur tinëz!”. — Anton Çeta.

“Në Llaushë të Drenicës, kur Nezir Vojvoda fali gjakun e të birit, e ky ishte djali i tretë që kishte humbur jetën tragjikisht. Ai na priti, na fali gjakun dhe na përcolli si burrat, por kur dolëm, mendova: Ky burrë tashti do të mbetët vetëm…”. Atëherë më shpërtheu vaji, por ja kjo është jeta, fati ynë”. — Anton Çeta.

Gjakun e falën edhe gratë

“Ne insistuam që edhe gratë të jenë pjesë e aksionit. Ishin ato që bartnin peshën më të rëndë të dhembjes, por edhe të barrës së punëve, të cilat nuk mund t’i kryenin burrat e hasmëruar”, – Have Shala Gërguri.

“Kujtojmë një rast kur dy vëllezër kishin për të falur një gjak, por vëllai i vogël nuk donte ta falte. I thamë të shkonte të këshillohej me anëtarët e familjes. Rastisi që në atë familje të ndodhej t ezja si mysafire; grua plakë, por burrneshë. Ajo e bindi vëllanë e vogël për dhjetë minuta dhe e solli për krahu: “Nuk duhet të ndodhë kurrë gjakmarrja! – tha ajo. – Çohuni n’këmbë dhe merruni ngrykë!”.

“Në Saknoc të Drenicës, një familje kishte mbetur me pesë motra, dy të vogla fare. E madhja, Hyra, ishte zot shtëpie, madje i kishte kaluar edhe koha e martesës nga dëshira për ta marrë gjakun e babës! Ajo kishte sakrifikuar rininë e saj, por fjala e mirë e rinisë, e studentëve ia kishte zbutur zemrën dhe një ditë u ngrit midis burrash e tha “Ju qoftë falë gjaku i babës”!https://streamable.com/e/gks1sj

“Në emër të Kosovës dhe të rinisë kosovare, e fali gjakun e babait”, do të dëgjohej një çun i vogël në Verrat e Llukës. E dom Lush Gjergji e ngreh çunin mbi supet e veta para 500 mijë vetave që morën pjesë në tubim.https://streamable.com/e/rn82yx

U pajtuan gjaqet, për t’ia nisur luftës çlirimtare

Në odat dhe sheshet e pajtimit ku u falen gjaqet, çdo pjesëmarrës e kuptoi se ne u pajtuam për të mos ia kthyer kurrë pushkën vëllait, por armikut që deri atëherë kishte qenë i pamëshirshëm për ne.

“Vazhdimisht e kemi sqaruar nevojën e përgatitjes për luftën e pashmangshme të armatosur si mjet për arritjen e çlirimit, lirisë dhe statusit të Republikës së Kosovës, kërkesë e cila, si në pranverën studentore në vitin 1981, po shtrohej nëpër demonstrata që po mbaheshin ato ditë nëpër tërë Kosovën dhe me emrin e së cilës në gojë po korreshin nga plumbat e forcave serbe dhe po binin dëshmorët e parë në vitin 1990”. — Adem Grabovci.

“Sot po ju kërkojmë faljen e gjakut, nesër do t’ju kërkojmë meshkujt për luftë”, ishte shumë shpresëdhënëse dhe po mirëpritej me të madhe.

Sipas të dhënave jozyrtare, gjatë këtij aksioni u pajtuan mbi 5 mijë familje. Pak vite më vonë, në Kosovë filloi lufta dhe populli u armatos. Imagjinojeni se çfarë do të ndodhte sikur populli ynë i vogël të hynte në luftë me 5 mijë familje të hasmëruara.

Vetëm pas përfundimit të luftës çlirimtare, Kosova do ta kuptonte se pjesë e këtyre tubimeve madhështore kishte qenë edhe komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Ish të hasmëruarit shpesh fati i ka takuar në krye të rrugicave kur ushtria serbe po ua bombardonte fshatin; në kolonat për t’u dëportuar drejt jugut; në grupet e meshkujve për pushkatim masiv; në kampet refugjate në Shqipëri e Maqedoni; në radhën e ushtarëve të UÇK’së./Express/

Previous Post

Debati për datën e Çlirimit, Pollo: 29 apo 28? Pse jo 17 Nëntori?

Next Post

Lufya antiCovid, Franca paguan për riparimin e 1 milion biçikletave

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Franca gati të lehtësojë bllokimin ndaj koronavirusit por kjo gjë nuk vlen për Parisin

Lufya antiCovid, Franca paguan për riparimin e 1 milion biçikletave

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM