ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 4 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 5 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 5 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 8 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

albnews by albnews
15 September, 2025
in Albania, Kulture
0
Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nën kodrat e Durrësit, atje ku qyteti i sotëm lëviz pa e ditur, fshihet një histori e mbuluar nga heshtja për dekada me radhë.

Ish-shefi i Mbrojtjes Civile, Lutfi Shehu, na çon pas në kohë, në vitet 1981-1992, kur qyteti port i Shqipërisë po ndërtohej edhe… nën tokë.

RelatedPosts

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Në fshehtësi të plotë, me urdhër të regjimit, nisën punimet për një rrjet të pazakontë objektesh të nëntokës: vendkomanda, fabrikë buke, mulli bloje, rrobaqepësi, spital, frigorifer, madje edhe stalla që do të mbanin afro 500 krerë lopë.

Çdo gjë që i duhej një qyteti për të funksionuar, ishte projektuar të ekzistonte nën dhe për një ditë që shpresohej të mos vinte kurrë: ditën e luftës.

“Kjo gjë dihej nga vetëm 5-6 persona në atë kohë dhe çdo gjë kryhej në fshehtësi të plotë”, thotë Lutfi Shehu.

Shehu rrëfen sesi për më shumë se një dekadë, punëtorë dhe inxhinierë punuan pa u ndalur, duke shpenzuar burime të mëdha për kohën.

Çdo gur, çdo tunel, çdo dhomë, ndërtohej nën kontroll të rreptë, ndërsa qytetarët e zakonshëm nuk kishin dijeni për atë që po ndodhte nën këmbët e tyre.

Për këto punime nevojiteshin fonde të mëdha dhe  çdo ndërmarrje ishte e detyruar që në fund të vitit të transferonte fondin prej 2 % për këtë qëllim.

“Zv/kryeministri i kohës Besnik Bekteshi, ai u njoh me punimet dhe kur mësoi se deri në atë kohë ishin harxhuar afro 7.6 milion dollarë, e kishte   të vështirë ta besonte një gjë të tillë”, shton Shehu.

Punimet në fjalë janë kryer deri në vitin 1992 dhe Durrësi, ndryshe nga rrethet e tjera, i përfundoi pothuajse në masën 100% objektet e planifikuara.

Sot, pas më shumë se 30 vitesh, ato hapësira të heshtura mbeten si kujtesë e një epoke të errët dhe të fshehtë, një “qytet paralel” që nuk u përdor kurrë, por që tregon më shumë se çdo fjalë për frikën dhe paranojën e kohës. (Vizion Plus)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result