Si u përdor dasma e Luizit me Kiarën për fushatë elektorale nga Veliaj, martesa e kotë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Martesa e çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbrëmjen e kaluar në Bashkinë e Tiranës ka qenë një tjetër mjet i përdorur nga Veliaj për fushatën e tij elektorale.

Kjo pasi, martesa e tyre në atë formë dhe drejtuar nga Veliaj, në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme.

“Përpara lidhjes së martesës nënpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj duke e afishuar në vende të caktuara nga bashkia aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqendrimi i bashkëshorteve të ardhshem si dhe vendi ku do të lidhet martesa”, thuhet në një nga pikat e ligjit.

Share This Article