Si u shndërrua tatuazhi i gruas në krahun e Stallones në qen?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Modifikimi i një tatuazhi në krah, ka bërë fansat të mendojnë se martesës së yllit të filmave aksion Sylvester Stallone dhe bashkëshortes së tij Jennifer Flavin, i ka ardhur fundi.

Aktori kishte në krah të stampuar imazhin e gruas së tij prej 25 vitesh, por tashmë ai është shndërruar në një qen, i cili ishte pjesë e filmit Rocky dhe që quhej Butkus.

Dyshimet për një rrufe në lidhjen e tyre i shtoi dhe Flavin, e cila në postimin e fundit në rrjetet sociale shfaqet në një foto me 3 vajzat, por 76-vjeçari mungon.

Përkrah fotos ajo shkruan: “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë nuk ndryshon. Vetëm ne të katërt”. Gjithashtu, Jennifer nuk e ndjek më bashkëshortin e saj në Instagram.

Megjithatë, publicistja e Stalones shprehet se thashethemet janë të pavërteta. Ajo sqaron se aktori donte të rifreskonte tatuazhin e bashkëshortes, por rezultati nuk doli siç pritej dhe për këtë arsye ai e shndërroi atë në një qen.

Share This Article