Në darkën shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për nder të kryeministrit japonez Fumio Kishida dhe bashkëshortes së tij Yuko, ishin të ftuar ajka e shoqërisë amerikane.
Dhe në mesin e shumë emrave me zë të lartë të pranishëm në tryezën e Joe Biden dhe zonjës së parë, Jill, ishin edhe CEO i Apple, Tim Cook, Robert De Niro me të dashurën e tij Tiffany Chen dhe, padyshim, njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos.
Ky i fundit shoqërohej nga partnerja e tij Lauren Sanchez. Zonja e tij tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve por dhe të botës virtuale. Menjëherë sa u përhapën fotot e eventit nisën dhe kritikat për veshjen e saj. Ajo kishte veshur një fustan të kuq me një dekolte të hapur.Lauren është kritikuar nga mediat rozë të cilat shkruanin se një veshje e tillë nuk ishte e përshtatshme për të event të tillë. Edhe ndjekësit e saj e kanë kritikuar në rrjetet sociale.
‘Një fustan i tillë është i përshtatshëm për në tapetin e kuq në Oscar’- ishte një koment. ‘Fustan i bukur, por jo e përshtatshme për një darkë shtetërore në nder të Japoninë, një komb që ka një kulturë shumë konservatore’-ishte një tjetër koment. ‘Dukesh si yll porno’.