Siguria bërthamore, Macron bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një deklaratë nga Pallati Elysee-së, bëhet me dije se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, kanë bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sigurinë bërthamore.

“Presidenti i Republikës dënon fuqishëm çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile ukrainase të shkaktuar nga forcat ruse gjatë agresionit të tyre ushtarak kundër Ukrainës. Është e domosdoshme të garantohet siguria e tyre.

Rusia duhet gjithashtu të lejojë akses të lirë, të rregullt dhe të papenguar të personelit në objekte për të siguruar funksionimin e tyre të vazhdueshëm të sigurt të objekteve”, thuhet në deklaratën e Elysee.

Share This Article