Për Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, Shqipëria si destinacion i rëndësishëm turistik nuk është rastësi, por fryt i investimeve gati 10 vjeçare. Zonja Kumbaro tha se ky boom turistik ka në themel investimin për Rilindjen Urbane, TVSH 6% për bizneset turistike, investimet strategjike në turizëm, përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, që kanë çuar të gjitha në më shumë turistë dhe një promovim spektakolar në rrjetet sociale.
Pjesë e rëndësishme e sezonit është turizmi detar, për të cilin janë marrë masat që të mos përsëriten tragjedi si ajo e vitit te kaluar, kur një fëmijë u vra në breg nga një skaf, që qarkullonte në shkelje të ligjit.
“Formalizimi i aktiviteteve argëtuese në det me skaf apo jet ski, është nje përpjekje shumë e madhe. Vitin e kaluar mundëm të certifikonom vetëm 11 të tillë, tani kemi 60. Për fat të mirë dhe të keq, çdo ngjarje negative është një mësim me një kosto shumë të rëndë. Ketë vit, gjithë organizimin e stacioneve të plazhit për këtë vit e jemi mbyllur në vjeshtën 2022, hera e parë që ndodh kaq shpejt. Agjencia e Bregdetit është në kontroll të përditshëm me Task Forcën e përbashkët me bashkitë dhe kapiteneritë e porteve për të kontrolluar operatorët. Këtë vit, kemi një risi. Policia e Shtetit ka krijuar një njësi të re, si një lloj policie e qarkullimit detar turistik.
Ata janë pajisur me një flotë të re skafesh me mbi 130 policë, të trajnuar vetëm për këtë çështje gjatë sezonit turistik. Keshtu kombinojet kontrolli në bregdet me kontrollin në tokë për ata që tejkalojnë shpejtësinë dhe gjobat janë shumë të rënda.
Kemi nxjerrë edhe një vkm për të përcaktuar vendankorimet e këtyre mjeteve turistike detare në bregdet sipas standardeve europiane. Nuk e fsheh faktin që është shqetësimi im personal, i stafit të ministrisë dhe i të gjitha bashkive bregdetarev, që ne të ofrojmë një sezon sa më të sigurtë, sa më të gëzuar, sa më të mirë në të gjitha standardet”– tha ministrja Kumbaro