ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 3 minutes ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  6 minutes ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 9 minutes ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  11 minutes ago
Biden ‘sulmon’ Trump: Ti na turpëron si komb  12 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Sigurohet rehabilitimi i 3-vjeçares që i theu këmbën edukatorja

albnews by albnews
13 November, 2023
in Shqiperia
0
Sigurohet rehabilitimi i 3-vjeçares që i theu këmbën edukatorja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mesditën e së dielës, Gjykata dha masën e arrestit me burg për edukatoren e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima. Ngjarja e bërë publike një javë më parë në emisionin “Stop” tronditi opinionin publik, që si rrallëherë u ngrit dhe në protesta.

U desh publikimi në “Stop”, që të nesërmen e ngjarjes, Ministria e Arsimit të deklaronte ngritjen e një Task Force, që do të monitoronte në terren situatën e kopshteve në vend. Sot Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, doli para mediave, për të bërë publik rezultatin e këtij inspektimi, që nuk kërkoi më shumë, se disa ditë kohë.

RelatedPosts

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

PD kritika për buxhetin 2026, Tabaku: Ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon për pakicën

Mega- sekuestro në Sarandë, Prokuroria bllokon pasuri prej 12 milionë eurosh, dy hotele dhe mjete lundruese nën hetim

Nga 90 kopshte, rezultoi, se 8 ishin të palicencuar dhe dy kopshteve u ishte refuzuar licenca.

Klinika Fizioterapike Pediatrike “Jica”, pas transmetimit tonë, ka ofruar ndihmë për të rehabilituar vajzën e vogël pa pagesë.

“Nga momenti që pamë tek emisioni “Stop” rastin e vogëlushes direkt u prekëm dhe kemi dëshirë t’i mundësojmë komplet rehabilitimin fizio-terapuetik pas traumës. Normalisht që do fitojmë goxha dhe motorikën dhe forcimin muskular sepse një frakturë e tillë do sjellë dhe atrofizime në pjesën muskulare. Kështu do punojmë gradualisht çdo pjesë e trupit sidomos nga pjesa e këmbëve, gjymtyrëve të poshtëm, legenit, komplet. Ecja do punohet shumë. Kam 13 vite eksperiencë, punoj me fëmijë dhe do mundohemi t’i mundësojmë komplet rehabilitimin me metoda, me ushtrime dhe të arrijë 100% këtë rehabilitim”, tha Maria Jica.

Xhevid Hysenaj, pronari i AlbKalustyan shpk, i ka ardhur në ndihmë me 2 mijë Euro familjes së vajzës së dëmtuar në kopshtin privat Stinët.

“Ne kemi fëmijë vetë dhe ishim shumë të prekur. Përderisa i ati punon dy punë për të mbajtur familjen që e falenderoj nga zemra atë njeri që punon me përkushtim për familjen e tij, mendova që një kontribut modest, duke patur mundësitë të eksportit, normalisht biznesi jep para, nuk është që jemi në pikën e hallit pavarësisht nga problemet që ka patur. Ishte një dhuratë modeste për një engjëll të vogël që i uroj shërim të shpejtë dhe i uroj që mos të ndodhin me kopshtet dhe dhunës duhet t’i themi “Stop””, tha Hysenaj.

Paratë iu dërguan menjëherë nga gazetari i emisionit “Stop”, babai të vajzës.

“Unë e falenderoj shumë zotërinë. Nuk kam fjalë për gjithë popullin, për këtë zotëri dhe shumë njerëz që mund të jenë anonimë, por kanë qenë në ndihmën time. Kuptova shumë gjëra me këtë rast se ka dhe njerëz që të duan të mirën dhe unë përzemërsisht nga vajza ime, familja ime dhe unë personalisht ju falenderoj shumë. Zoti ju dhëntë shnet tek fëmijët tuaj, familjet tuaja dhe nuk di çfarë me ju thënë, faleminderit shumë nga ana juaj”, tha ai.

Redaksia e “Stop” hapi një llogari GoFundMe në emër të së ëmës së të miturës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur 

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur 

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result