Silvinjo konfirmon ndryshimet nga porta në sulm, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Bullgarisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore të rëndësishme ndaj Bullgarisë, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë të shohë në veprim disa futbollistë që nuk kanë pasur shumë minutazh deri tani gjatë kualifikueseve.

Në miqësoren e tij në të parë në drejtimin e Kombëtares, Silvinjo ka bërë 6 ndryshime në krahasim me sfidën e luajtur pak ditë më parë përballë Çekisë. Kështu, në rreshtim janë tashmë Strakosha, Balliu, Mihaj, Laçi, Uzuni dhe Muçi, të cilët do të kenë mundësinë që të tregojnë aftësitë e tyre në ndeshjen e sotme për të bindur trajnerin që janë të gatshëm për një fanellë titullari.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi

Share This Article