Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme”. Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo nuk përmbahet pas përfundimit të ndeshjes me Serbinë, të fituar me rezultatin 1-0 në Leskovac.

“Sot ishte shumë bukur, mbaroi kjo, na mbeten dhe dy ndeshje të rëndësishme, nuk ka mbaruar ende. Shkojmë në dy ndeshjet e fundit në gjendje për të luftuar për play off”.

“Me Serbinë ishte një ndeshje që duhej përgatitur për ta fituar, por dhe jo për ta humbur, me qëllim që të qëndronim në lojë. E menaxhuam mirë presingun, të gjithë bënë një punë të jashtëzakonshme. E përgatitëm shumë mirë këtë ndeshje, duheshin bindur lojtarët se kishim mundësi të fitonim”.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, në një fushë të vështirë, me një skuadër me lojtarë të fortë, por unë jam krenar për çfarë kemi bërë, le të shikojmë përpara”.

Share This Article