Simbolet e ushtrisë ruse në Mitrovicë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditët e fundit simboli i ushtrisë ruse është shkruar edhe në mure ndërtesash në Mitrovicë, në veri të Kosovës, duke ngjallur shumë pakënaqësi.

Ekspertët thonë se gërma “Z” nënkupton fitore, shumë të tjerë thonë se nënkupton nënshtrimin, këtë herë të Rusisë ndaj Ukrainës. Njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, në një lidhje Skype nga Prishtina tha se dy shkronjat Z dhe janë simbole nacionaliste.

Sipas Shalës shkronja Z do të thotë perëndim, pra pushtimi nga Lindja në Perëndim.

 “Ushtria ruse kërkon të rikthejë ish-sistemin e vjetër të Bashkimit Sovjetik, ndërsa V do të thotë që  fuqia është me të vërtetën. Të dy simbolet janë nacionaliste dhe ushtria ruse i përdor për të rritur nivelin brenda qytetarëve. Ideja e Putin është që të simbolizojë denazifikimin e Ukrainës”.

Eksperti thekson se ky është një mesazh që na tregon se duhet të jemi të kujdesshëm, pasi ka struktura që kërkojnë destabilitet në Ballkan.

 “Ka indikacione që në territorin e Serbisë ka struktura që i përkasin kësaj politike të Putinit për të krijuar destabilitet në rajonin e Ballkanit”.

Share This Article