Simmons raporton sot para deputetëve kosovarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, do të raportojë para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion..

Simmons përmes një video-lidhje do të raportojë për pretendimet për skandalet e EULEX-it në Kosovë, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Raportimi do të bëhet në ora 10:00, sipas faqes zyrtare të Kuvendit.

Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX pati dhënë dorëheqje nga ky institucion, duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion. Simmons pati deklaruar se EULEX-i dëshironte ta rrëzonte një pjesë të klasës politike kosovare.

Share This Article