Simon Kjaer ishte një kapiten i vërtetë kur Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë kundër Finlandës të shtunën.
Ai ishte i pari që shkoi te 29-vjeçari dhe siguroi që Eriksenit të mos i bllokohej frymëmarrja nga rrokullisja e gjuhës dhe duke e mbajtur në një pozicion të mirë kokën e tij. Kjaer ishte aty nga fillimi kur Eriksen po trajtohej, largoi stafin mjekësor nga fusha dhe ngushëlloi gruan e Christian.
Euro 2020 tashmë ka heroin e saj. Kapiteni i Danimarkës ishte i patëmetë në trajtimin e dramës që rrezikonte të shihte shokun e skuadrës të lënduar në fatalitet.
Para se të mbërrinin mjekët, Kjaer pastroi rrugët e frymëmarrjes të Eriksen, filloi procesin e ringjalljes në zemrën e tij, një nga procedurat themelore pasi dyshohet për një atak kardiak. Një gjest instiktiv që me të vërtetë mund t’i kishte shpëtuar jetën, një akt heroizmi.
Siç shihej nga fotot, Kjaer mbrojti shokun e tij të vuajtur dhe pa ndjenja në tokë siç duhet të bëjë një kapiten i vërtetë. Si një engjëll mbrojtës i gatshëm për të parë trupin e mikut të tij me sy gjysmë të mbyllur: ai thirri të gjithë shokët e tij dhe ndërtoi një ”mur” për të parandaluar kamerat të kapnin Eriksenin në atë gjendje.
Danimarka është vendi i përrallave dhe falë Kjaer, duket se një makth i keq do të ketë një fund të lumtur.
Kjaer meriton një çmim nga UEFA dhe FIFA për guximin e madh të treguar në momentet shumë të ndryshme dhe të vështira për t’u menaxhuar nga ndonjë sportist.
Në një lëvizje të cilën aq pak e tregojnë në sport, mbrojtësi danez nuk i hoqi sytë nga shoku i tij i skuadrës. Një qëndrim i një kapiteni – i cili kërkoi dhe u sigurua që të gjithë shokët e tij të skuadrës në fushë e shoqëruan Eriksenin në dhomat e zhveshjes ndërsa ai ishte i palëvizur në një barelë me një maskë oksigjeni të bashkangjitur në hundë.
Në këtë mënyrë, Kjaer ka parandaluar shumë fotografë të bëjnë fotografi ose të bëjnë video që mund të alarmojnë ose të krijojnë sugjerime të pakëndshme për adhuruesit në të gjithë botën përmes televizionit.
Tifozët finlandezë bërtitën emrin Christian dhe të gjithë tifozët danezë të pranishëm në stadium u përgjigjën duke thirrur mbiemrin Eriksen: lojtari u qetësua nga zhurma e dashurisë që vinte nga tribunat në orën e tij më të errët.
Eleganca e madhe e Kjaer u manifestua gjithashtu në ngushëllimin që i bëri gruas së Eriksenit që vrapoi në zonën e fushës për të marrë informacion për gjendjen e burrit të saj.
Kjaer është një nga miqtë më të mirë të Eriksen, dhe dyshja takohen rregullisht së bashku në Milano, pavarësisht nga skuadrat rivale për të cilat luajnë në qytet. Dhe si çdo mik i vërtetë ai përqafoi dhe ngushëllonte Sabrina Kvist siç do të bënte një vëlla ose një baba.
Kjaer meriton të konsiderohet si një nga atletët më korrektë dhe më njerëzorë në historinë e futbollit.