Simone Inzaghi te Interi deri në vitin 2024

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi ka njoftuar se ia ka vazhduar zyrtarisht kontratën trajnerit Simone Inzaghi deri në qershor të vitit 2024.

Në këtë mënyrë, i ka shtuar edhe një vit në kontratën e mëparshme, e cila ishte valide për dy sezone prej momentin kur zuri vendin e Antonio Contes në verën e kaluar.

Ish-trajneri i Lazios pati një sezon mbresëlënës debutues me Nerazzurrët duke e fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë duke u kualifikuar në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve, por e humbi garën për Scudetto në javën e fundit nga rivali lokal, Milan.

Lajmi për rinovimin e trajnerit është konfirmuar përmes një videoklipi, ku shfaqet Inzaghi duke i shtrënguar duart me presidentin Steven Zhang dhe duke e nënshkruar kontratën.

Është raportuar se paga e tij është përmirësuar në pesë milionë euro, por që akoma është sa gjysma e rrogës që merrte Conte.

Share This Article