Sinan Vllasaliu: Muzika e Mozzikut dhe Don Xhonit, turp

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së fundmi, këngëtari i mirënjohur në një intervistë për “RTV Ora” në emisionin “Glamour Zone” ka folur për karrierën dhe jetën personale.

Vllasaliu ndër tjera ka komentuar edhe artistët dhe reperët e rinj për tekstet dhe vokalin, ndërsa reagimi i tij ishte befasues ku nuk munguan kritikat drejt tyre. Këngëtari u pyet për vlerësim të këngëve të Don Xhonit me Loredanën, Mozzik dhe Butrint Imerin, për të cilat përveç komenteve negative ai gjithashtu reagonte me mimika që tregonin që nuk i pëlqejnë muzika që ata kultivojnë.

“Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Ndërkohë, në komentin e tij për këngën “Shko” të Mozzik ai e quajti si “trupi i botës”. “A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment”, u shpreh Vllasaliu.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=4822994107808501
Share This Article