Sinani akuzon Arifin: Është i vetmi politikan shqiptar i Luginës që ka votuar për president të Serbisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryetarja e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, ka akuzuar pasuesin e saj në këtë post, Shqiprim Arifin se është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës, i cili në zgjedhjet e prillit ka votuar për president të Serbisë.

Sipas saj, Arifi është po ashtu i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës.

“Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës”, ka shkruar Sinani në llogarinë e saj në Facebook.

Mes tjerash, ajo ka thënë se kryetari aktual i Preshevës nuk është i vetmi që angazhohet për politika “të këtilla”.

Këtë sipas saj, e bën duke u ndihmuar nga “i vetmuari tjetër”, Sami Salihu.

“Ai është edhe i vetmuar. I përkrahur nga i vetmuari tjetër, që i shërben si patericë e përkohshme: Sami Salihu. Si të tillë, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht”.

Prandaj, siç ka thënë ajo, Arifi dhe Salihu bëjnë të pamundurën që “t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli”.

“Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar. Se janë pakicë ekstreme politike dhe elektorale. Siç u pa në zgjedhjet e fundit. Siç do të jetë në zgjedhjet e reja”, ka përfunduar Sinani.

Share This Article