• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, June 3, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home UK
Sindroma britanike: Të zhgënjyer, por jo të penduar për Brexit

LONDON, ENGLAND: A man protests against Brexit outside the Houses of Parliament on July 5, 2018 in London, England. A prolonged heatwave continues to grip much of the country, with no rain falling in some part for over six weeks. While many enjoy the sunshine, the lack of water is having a dramatic affect. Farmers are finding it difficult to feed their cattle, water levels in reservoirs are falling rapidly and wildlife is struggling. As rivers dry up reports of 'mass fish die offs' have been reported. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Sindroma britanike: Të zhgënjyer, por jo të penduar për Brexit

by albnews
13 January, 2022
in UK
0
2
VIEWS

Nga Matteo Castellucci “Linkiesta”

Të zhgënjyer, por jo të penduar. Një lloj sindromi ku Stokholmi është zhvendosur këtë herë buzë lumit Tamiz në Londër. Sipas një sondazhi të “The Observer”saktësisht 1 vit pas daljes zyrtare nga unioni, 6 nga 10 votues britanikë mendojnë se Brexit ka ecur më keq sesa prisnin ata.

Pra nuk ishte një proces i lehtë. Edhe në mesin e atyre që votuan në favor të shkëputjes nga BE,42 për qind janë të pakënaqur. Në përgjithësi, vetëm 14 për qind e të anketuarve mendojnë se Brexit ishte një sukses. Por siç e thekson edhe “The Times”, shifra të ngjashme nuk përkthehen në një pendesë për votën pro Brexit në referendum.

Kjo shifër ka mbetur e qëndrueshme me kalimin e kohës, me pak devijime të vogla. Pra nëse britanikët do mund të shpreheshin edhe njëherë me votë mbi këtë çështje, nuk është e sigurt se rezultati do të ishte i ndryshëm nga ai i vitit 2016. Trashëgimia e vërtetë e Brexit është një vend i përçarë ose anasjelltas.

Një nga hulumtimet më të fundit, i publikuar në “Journal of Elections, Public Opinion and Parties” nga Martin Ejnar Hansen, lektor mbi politikat publike evropiane në Universitetin Brunel në Londër, ka të bëjë pikërisht me këtë temë. Në studimin e tij me titull:“A po e përçan ende elektoratin? Brexit dhe vlerësimi i votuesve”, Hansen arrin në përfundimin se në praktikë, në Britani gjykimi mbi Brexit është bërë një shtytës politik po aq i fortë sa edhe përkatësitë e tjetra partiake.

Pra nuk ka vetëm Laburistët dhe Konservatorë, por edhe “Leaver” (mbështetësit e largimit) dhe “Remainer”(mbështetësit e qëndrimit në BE), që janë shndërruar në etiketa që përcaktojnë identitetin politik të qytetarëve. “Ka konservatorë – shpjegon Hansen – që në vitin 2016 zgjodhën qëndrimin në BE dhe tani nuk kanë ku të shkojnë, por ata nuk votojnë kundër Partisë Konservatore.

Ndërkohë laburistët nën drejtimin e Jeremy Corbyn nuk bënë një fushatë aq të zjarrtë pro qëndrimit në BE sa mund të pritej nga një parti e majtë. Atyre iu deshën 4 vjet që të pranojë rezultatin e referendumit, dhe për rrjedhojë vullnetin popullor të britanikëve.

Brexit kishte në fakt potencialin për ta shkatërruar sistemin partiak, dhe me një ligj tjetër zgjedhor, si ai proporcional, kjo gjë do të kishte ndodhur me siguri. Por Brexit ishte gjithashtu përgjigja ndaj globalizimit.

Shumë qytetarëve u ndjenë si të lënë pas dore,dhe elitat nuk arritën t`i shpjegonin si duhet përfitimet nga të mbeturit pjesë e një komuniteti evropian, ose nuk deshën që ta bënin këtë.

Kishte një tendencë të qartë për të mos e anashkaluar euroskepticizmin, por për të thënë “Kjo gjë gjithsesi nuk do të ndodhë kurrë!”, është leksioni që duhet të mësojë Evropa.

Po ashtu ekziston një paradoks i ngjashëm me atë të referendumit:Me një diferencë shumë të madhe, 57 kundër 9 për qind, një vit më parë të intervistuarit shpresonin se parlamenti do ta ratifikonte shumë shpejt kompromisin me Brukselin para Krishtlindjeve të vitit 2020. Por vetëm 17 për qind e tyre e panë atë si një marrëveshje të mirë për Britaninë.

Mbulimi mediatik, apo kokëfortësia proverbiale e britanikëve, mund të ketë ndikuar në

këtë qëndrim. Por do të ishte shumë banale që të justifikohej politika me stereotipet kombëtare.“Ideja e euroskepticizmit nuk është e re, ajo gjallon edhe në Evropën kontinentale. Në Angli ka më shumë euroskepticizëm, dhe fërkimet e brendshme brenda Partisë Konservatore e kanë nxjerrë atë në pah. Vendi ishte i përçarë edhe para Brexit-it:Nëse një ditë do të votohet për ribashkimin me BE-në, dhe do të dominojë kjo kauzë, përqindja e atyre që do të votonin pro nuk do të ishte shumë e thellë në raport me ata që do të votonin kundra. Ndërkohë, në një referendum hipotetik për të qëndruar brenda Bashkimit,në disa vende evropiane do të shihnim një shumicë të qartë.

Por krahasuar me shtetet e tjera, në Britani çështjet si Brexit dhe Evropa kanë një vëmendje aq të madhe sa nuk e kanë në asnjë vend tjetër, ku zakonisht prioritetet janë shëndetësia, papunësia apo shkollimi. Në Britani, ato janë gjëra shumë të rëndësishme për njerëzit, madje pjesë e identitetit britanik.

Zakonisht, mbahet mend vetëm slogani i parë zgjedhor i Johnson “Të përfundojmë Brexit”, që është i vetmi premtim që ka arritur të mbajë. Por në fushatën elektorale të vitit 2019, ai përdori edhe sloganin “Çliro potencialin e Britanisë së Madhe”. Një potencial që deri më tani nuk është parë askund.

Sa i përket ekonomisë, Brexit në terma afatgjatë do të sjellë një rënie me 15 për qind të importeve dhe eksporteve,krahasuar me një skenar ku ishulli do të mbetej pjesë e BE-së. Gjithsesi Britania ishte në gjendje të nënshkruante vitin e kaluar marrëveshje të veçanta të tregtisë me Australinë dhe Zelandën e Re, dhe këtë vit me Kanadanë, Meksikën dhe Indinë.

Ndërkohë, britanikët janë nënegociata për t’iu bashkuar marrëveshjes globale të Partneritetit të Trans-Paqësorit (CPTP). Por përtej retorikës, ato nuk janë marrëveshje shumë fitimprurëse. Kështu, ajo me Zelandën e Re do të rrisë me vetëm 0.01 për qind produktin e brendshëm bruto deri në vitin 2035, ndërsa ajo me Australinë 0.08 për qind.

Në nivel diplomatik, Brexit ka shkaktuar fërkime të pashmangshme me Evropën kontinentale. Sot marrëdhëniet e Britanisë me Irlandën, Francën dhe Gjermaninë janë në nivelin më të ulët historik të pas luftës. Londra mund të përqendrohet tani në zona të tjera të botës, si Japonia, India dhe Australia.

Por përderisa kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, i cili vizitoi Parisin dhe Romën, nuk e ndjeu nevojën për të biseduar edhe me kryeministrin Johnson rreth 2 javë pas marrjes së detyrës, atëherë ajo nuk perceptohet më si një superfuqi.

Qeveria britanike është aktualisht me fat që pandemia po zë titujt kryesorë të mediave, në vend të shqetësimit të shkaktuar nga Brexit. Sepse njerëzit nuk u paralajmëruan se çfarë do të ndodhte. Por mbi të gjitha, ne nuk i kemi parë ende pasojat reale të Brexit, të cilat do të jenë afatgjata. Udhëtarët me pasaporta britanike do të detyrohen të marrin viza për të shkuar në Evropë.

Shumë qytetarë evropianë janë kthyer në shtëpitë tyre:pjesërisht sepse punët atje nuk paguhen më aq mirë, dhe pjesërisht për të shmangur procedurat burokratike për të marrë statusin e rezidentit. Dhe kjo situatë po krijon shumë probleme. Në shumë restorante dhe bare, menaxherët ankohen se e kanë shumë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj.

Londra ishte dikur një “një e afërme e mitur” e Ëndrrës së madhe Amerikane. Breza të tërë kanë shkuar të jetojnë në këtë metropol, ose në periferitë e ish-perandorisë, për të kërkuar fatin e tyre, apo edhe vetëm për të fituar bukën e gojës. Por sot Britania e Madhe nuk është më aq tërheqëse.

Për herë të parë ndër dekada, numri i qytetarëve të BE-së që largohen nga vendi,e ka tejkaluar numrin e atyre që shkojnë atje. Vitin e fundit ky bilanc ishte minus94 mijë persona. Edhe udhëtimet për qëllime studimore kanë rënë në mënyrë dramatike.

Në të dyja rastet nuk mund të jetë “vetëm” faji i pandemisë, por edhe sistemi i vizave dhe pengesat burokratike për hyrjen në ishull. “Mendoj se Brexit është edhe një humbje kulturore. Nëse studentët evropianë​​do të duan të shkojnë në një vend që flitet anglisht, tashmë ata do preferojnë Irlandën. Programi Turing nuk do të funksionojë kurrë aq mirë sa Erasmus. Bota akademike është e hapur për nga natyra, por duhet të merren parasysh edhe aspektet teknike. I druhem një qasjeje më izolacioniste në të ardhmen”- thekson Hansen.

Previous Post

OBSH: Autorizimet e vaksinave duhet të jenë të përkohshme

Next Post

Çfarë do të ndodhë këtë vit në Evropë? Ja cilët janë 4 skenarët

albnews

albnews

Related Posts

Vdekja e turistit britanik te ‘Shkëmbi i Kavajës’/ Daily Mail: Kompanitë që lëshojnë Jet Ski me qira, të lidhur me policë të korruptuar
Albania

Vdekja e turistit britanik te ‘Shkëmbi i Kavajës’/ Daily Mail: Kompanitë që lëshojnë Jet Ski me qira, të lidhur me policë të korruptuar

2 June, 2025
Britania shton fuqinë ushtarake: Ndan miliarda për armë dhe nëndetëse me energji bërthamore
UK

Britania shton fuqinë ushtarake: Ndan miliarda për armë dhe nëndetëse me energji bërthamore

2 June, 2025
Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë
UK

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

2 June, 2025
Next Post
Çfarë do të ndodhë këtë vit në Evropë? Ja cilët janë 4 skenarët

Çfarë do të ndodhë këtë vit në Evropë? Ja cilët janë 4 skenarët

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”

“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”

2 June, 2025
Vdekja e turistit britanik te ‘Shkëmbi i Kavajës’/ Daily Mail: Kompanitë që lëshojnë Jet Ski me qira, të lidhur me policë të korruptuar

Vdekja e turistit britanik te ‘Shkëmbi i Kavajës’/ Daily Mail: Kompanitë që lëshojnë Jet Ski me qira, të lidhur me policë të korruptuar

2 June, 2025
“Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

“Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

2 June, 2025
Nigeri, besohet se përmbytjet kanë shkaktuar mbi 700 viktima

Nigeri, besohet se përmbytjet kanë shkaktuar mbi 700 viktima

2 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4790 shares
    Share 1916 Tweet 1198
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2429 shares
    Share 972 Tweet 607
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1882 shares
    Share 753 Tweet 471
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1822 shares
    Share 729 Tweet 456
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1705 shares
    Share 682 Tweet 426
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM