‘Sindroma e Havanës’ Sëmundja prek oficerët e CIA-s

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e një gjendjeje misterioze shëndetësore, që prek diplomatët amerikanë. Bëhet fjalë për sëmundjen e quajtur “Sindroma e Havanës” e cila është shfaqur për herë të parë në Ambasadën amerikane në Havanë, në vitin 2016, duke prekur dhjetëra diplomatë. Sëmundja shkakton simptoma të tilla si: marramendje, të përziera, migrenë dhe humbje të kujtesës.

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha se ka rritur përpjekjet e agjencisë së tij për të përcaktuar shkakun e sindromës. Në një intervistë për “Radion Publike Kombëtare” në SHBA, Burns shpjegoi se ekziston një “mundësi shumë e madhe” që sëmundja të shkaktohet qëllimisht.

“Jam absolutisht i vendosur për të gjetur përgjigjen se çfarë dhe kush e shkakton këtë”, tha Burns, duke shtuar se ka caktuar një oficer të lartë për të udhëhequr një task-forcë, që heton sindromën.

Dhjetëra raste janë raportuar në objektet diplomatike të SHBA-së në Kinë, Rusi, Evropë dhe Azi Qendrore me këtë simptomë. Sipas të dhënave, gjysma e 200 zyrtarëve amerikanë dhe familjarëve të prekur janë oficerë të CIA-s ose të afërm të tyre. Javën e kaluar, administrata e presidentit Biden, konfirmoi se po heton raportet e dhjetëra oficerëve të inteligjencës, diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë në Vjenë, të cilët janë ankuar për simptoma të ngjashme.

Share This Article