Sindromi Havana raportohet edhe në ambasadën e ShBA-së në Kolumbi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët amerikanë janë duke hetuar raste të mundshme të sindromit Havana në Kolumbi, disa ditë para vizitës së sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, raportojnë mediet amerikane.

Stafi i ambasadës amerikane në Bogota mund të jetë lënduar nga sëmundja misterioze, e cila shkakton zëra që sjellin dhimbje në vesh, plogështi dhe marramendje.

Ky sindrom së pari është raportuar në Kubë në vitin 2016 dhe prej asaj kohe, diplomatë amerikanë në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Vjenën, kanë raportuar raste të këtij sindromi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Prejardhja e sindromit është ende e panjohur, por disa po pretendojnë se një gjë e tillë mund të jetë armë e përdorur nga fuqitë armike.Reklamë

Të martën, gazeta amerikane “The Wall Street Journal” e para raportoi se dërgesat elektronike të ambasadorit amerikan në Kolumbi, Philip Goldberg, kanë konfirmuar një numër të “incidenteve të pashpjegueshme shëndetësore”, term që qeveria amerikane e përdor për sindromin Havana, që nga mesi i shtatorit.

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, i tha gazetës “The New York Times” se vendi i tij është duke i hetuar këto raportime. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po i udhëheqin hetimet.

Të premten e kaluar, raportime për raste me sindromin Havana pati edhe në ambasadën amerikane në Berlin. Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, lëshoi një deklaratë duke u zotuar se do të gjenden shkaktari dhe ata që janë përgjegjës.

Share This Article