Singapori arrin numrin më të lartë ditor të rasteve me Covid-19, që nga fillimi i pandemisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë e Singaporit raportoi 2,909 raste të reja me Covid-19 të premten, numri më i lartë i infeksioneve ditore në qytetin-shtet që nga fillimi i pandemisë.

Sipas mediave të huaja, në këtë vend janë 1,356 raste të shtruara në spitale, 222 raste që kërkojnë “plotësim” të oksigjenit, dhe 34 raste në njësinë e kujdesit intensiv që nga e premtja, sipas ministrisë.

Ministria gjithashtu raportoi se në mesin e 31,057 individëve të infektuar gjatë 28 ditëve të fundit, 98.2% nuk kishin simptoma ose të lehta, falë shkallës së lartë të vaksinimit të vendit.

Deri të enjten, 82% e popullsisë së Singaporit kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa 85% kanë marrë të paktën një dozë – një nga normat më të larta të vaksinimit në botë.

Ndryshe, ky vend largoi kufizimet e vendosura për shkak të Covid-19 në gusht si pjesë e strategjisë së tij “për të jetuar me virusin”, duke lejuar njerëzit e vaksinuar plotësisht të darkojnë në restorante dhe të mblidhen në grupe prej pesë vetash, nga dy nën kufizimet e mëparshme.

Por me përhapjen e variantit shumë ngjitës Delta, qeveria ka vendosur të rivendosë kufizimet të hënën.

Kufizimet më të rrepta përfshijnë kufizimin e tubimeve shoqërore, duke e bërë përsëri punën nga shtëpia standard, në vend që të ketë 50% të punonjësve në zyrë, dhe pezullimin ose lëvizjen e mësimeve përmes internetit për nxënësit e moshës 12 vjeç e poshtë.

Masat e reja do të rivlerësohen çdo dy javë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Share This Article