‘Single’ apo në një lidhje, si hyri Olsi Bylyku në ‘BBV3’?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Olsi Bylyku është personazhi më i ri që i është bashkuar lojës së ‘Big Brother Vip 3’. Aktori i humorit ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes sa i takon jetës së tij sentimentale.

Pas ndarjes së bujshme nga Egli Tako, Olsi u përfol për një tjetër romancë me gazetaren e Tv Klan, Denada Lura. Dyshja nuk kanë dalë ende me reagim publik, ndërsa kjo e fundit ka mbyllur rrjetet sociale menjëherë pas bujës për lidhjen me aktorin e njohur të humorit

Para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip”, në një intervistë për Fan Club ai ka folur pak rreth statusit të tij aktual.

“Olsi hyn si Olsi, single, i martuar, në një marrëdhënie, në një marrëdhënie të komplikuar, i kam lënë jashtë. A jam i hapur të krijoj lidhje? Nuk është se është e vendosur përpara se të hysh në BBV, besoj se është pjesë ndjesie dhe unë ndjesitë i kam lënë në Big brother që të jenë reale”, u shpreh Olsi.

https://www.instagram.com/bigbrothervip.fanclub/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bcaf2878-261b-4349-9c3a-73572bbe294a

Share This Article